MENU
klinika

Pastërtia e kandidatëve

Ambasadorja Kim: Tre emra janë në listën e DASH! Jo të gjitha…

10.03.2021 - 16:10

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka bërë një tjetër deklaratë të fortë sot nga Elbasani, ku pati takime me drejtuesit politikë të partive kryesore në vend. Dy ditë pasi u zyrtarizuan listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit, ambasadorja amerikane ka bërë të qartë përgjegjësinë që kanë drejtuesit politikë për figurën e këtyre personave që kanë zgjedhur të shkojnë në garën e zgjedhjeve parlamentare përpara popullit.

“Drejtuesit politikë të marrin përgjegjësi që të sigurojnë që listat e tyre të jenë në përputhje me ligjin shqiptar duke marrë në konsideratë të gjitha përcaktimet e bëra nga SHBA të cilat kur merren si vendime nuk merren lehtësisht”.

Në fjalën e saj Yuri Kim tha se SHBA nuk e ka të lehtë të përcaktojë një shtetas si person “non-grata”.

Diplomatja amerikane theksoi se fakti që disa persona nuk janë dënuar, vjen “për shkak të boshllëqeve të ligjit shqiptar”.

Sipas ambasadores, nëse sekretari i shtetit amerikan “ka përcaktuar në bazë të hulumtimeve e informacioneve që ky person përbën kërcënim për sigurinë e SHBA, ndoshta ka ardhur koha që votuesit shqiptarë të mendojnë se nëse kjo do të përbënte kërcënim edhe për sigurinë e tyre”.

“Në fakt, njerëzit me logjikë të thjeshtë do e kuptonin që ky është një evidence, një fakt qe tregon, jo se mungojnë faktet por për shkak të boshllëqeve të ligjit shqiptar, e kjo ska lidhje nëse SHBA pëlqejnë dikë apo nuk pëlqejne dikë.

Kjo ka të bëjë lidhur me faktin nëse sekretari i shtetit ka përcaktuar në bazë të hulumtimeve informacioneve që ky person përbën kërcënim për sigurinë e SHBA, ndoshta ka ardhur koha që votuesit shqiptarë të mendojnë se nëse kjo do të përbënte kërcënim edhe për sigurinë e tyre”, tha Kim.

Deklarata e ambasadores Yuri Kim nga Elbasani:

Kjo është një javë e rëndësishme, se të hënën partitë politike dorëzuan listën me kandidatë, mendoj se në të shkuarën gara në Elbasan ka qenë shumë e rëndësishme.

Tani është një kohë e mirë për të ardhur këtu, të shoh vetë situatën, e për të takuar me udhëheqesit e të flsja vetë me njerëzit.

SHBA e kanë bërë shumë të qarta lidhur me pritshmëritë tona për kandidatë të pastër,
është esenciale që dejtuesit politikë të marrin përgjegjësi që të sigurojnë që listat e tyre të jenë në përputhje me ligjin shqiptar duke marrë në konsideratë të gjitha përcaktimet e bëra nga SHBA të cilat kur merren si vendime nuk merren lehtësisht.

Në fakt e di që disa persona mund te thonë “po ai është i përcaktuar në bazë të ligjit të SHBA por nuk është se eshte nje person i dënuar”.

Në fakt, njerëzit me logjikë të thjeshtë do e kuptonin që kjo është një evidencë, një fakt që tregon, jo se mungojnë faktet por për shkak të boshllëqeve të ligjit shqiptar, e kjo ska lidhje nëse SHBA pëlqejnë dikë apo nuk pëlqejne dikë.

Kjo ka të bëjë lidhur me faktin nëse sekretari i shtetit ka përcaktuar në bazë të hulumtimeve, informacioneve që ky person përbën kërcënim për sigurinë e SHBA, ndoshta ka ardhur koha që votuesit shqiptarë të mendojnë se nëse kjo do të përbënte kërcënim edhe për sigurinë e tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!