MENU
klinika

Deklarata

Rama për Voltanën: Refuzon çdo lloj bashkëpunimi

24.10.2018 - 10:49

Gjatë eventit të bashkëqeverisjes me qytetarët në ambientet e Kryeministrisë, Rama tha se platforma e bashkëqeverisjes është mundësia e vetme për të zgjidhur problemet.

Pasi ka dëgjuar disa qytetarë që kanë marrë zgjidhje për problemet e tyre përmes platformës, kryeministri hodhi akuza edhe në drejtim të disa bashkive.

Rama u ndal tek bashkia e Shkodrës e drejtuar nga Voltana Ademi që sipas tij refuzon çdo bashkëpunimin me qeverinë për zgjidhjen e problemeve.

“Bashkia e Shkodrës mban rekord, pasi refuzon çdo lloj bashkëpunimi, por edhe bashkitë e tjera. Ne përpiqemi edhe me bashkitë për të zgjidhur problemet. Më vjen keq kur koordinatorët vendosin të dorëzohen pasi njësitë vendore e konsiderojnë platformën si instrument të palës kundërshtare. Ne trajtojmë në mënyrë të barabartë të gjithë qytetarët qofshin të majtë apo të djathtë, qofshin pleq apo të rinj, të pasur dhe të varfër”- tha Rama.

“10 milionë euro për kokën e Martinajt”

Kurthi që ngriti Leonard Duka për “mbretin” e kumarit!

Ishin në kërkim në kuadër të urdhër-arresteve të lëshuara nga SPAK

Si u vunë në pranga dy shqiptarët në Verona

“Do vish në Itali, po hape gojën të denoncosh do të të vrasim mamanë”

Si e reja zbuloi planin se vjehrra do e trafikonte për prostitucion

"Shumë shpejt do dalin emra të tjerë politikanësh e..."

“SPAK ka bërë tërmet”/ Profesori Karamuço bën paralajmërimin e bujshëm