MENU
klinika

“Me dashuri nga Taylor”

Në koma prej 3 vitesh, Swift i dhuron 15 mijë dollarë

24.10.2018 - 11:21

Nëna e një prej miliona fanseve të Taylor Swift është në koma dhe këngëtarja ka dhuruar një shumë prej 15 mijë e 500 dollarësh në një llogari të hapur “online” në “GoFundMe”.

Në këtë faqe janë duke u mbledhur para për Lauriann Bartell, e cila ndodhet në koma prej tre vitesh. Vajza e saj, Sadie Bartell shkroi në një link të GoFundMe në Twitter se nëna e saj ishte në koma dhe kërkoi ndihmë për të.

Jam shumë nervoze që po shkruaj këtë postim. Ju lutem më ndihmoni nëse keni mundësi dhe lutuni për familjen time. Më vjen keq që nuk kam thënë asgjë më përpara dhe që po ju kërkoj papritur ndihmë,”-shkoi 19-vjeçarja.

attends the 2018 American Music Awards at Microsoft Theater on October 9, 2018 in Los Angeles, California.

Teylor reagoi menjëherë pas u vu në dijeni të këtij rasti, duke u treguar menjëherë e gatshme jo vetëm për ta mbështetur atë moralisht, por edhe financiarisht.

Ndërsa falenderoi këngëtaren që e ka mbështetur moralisht gjatë këtyre viteve.

Dhe Talyor vendosi që ta mbështeste jo vetëm moralisht por ti jepte edhe 15.000 dollarë. “Me dashuri nga Taylor, Meredith dhe Olivia Swift,”-shkruajti ajo në platformën online ku bëri edhe donacionin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN