MENU
klinika

"Socialistët në “vijën e zjarrit” janë..."

I 5-ti në listën e PD, Berisha: Do doja të isha…!

11.03.2021 - 20:10

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për herë të parë për listat e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit, ku ai vetë është renditur i pesti në Tiranë.

I ftuar në emisionin “Frontline”, në News 24, me gazetaren Marsela Karapanço, Berisha tha se renditja në liste për të nuk kishte shumë rëndësi, madje tha se donte që të ishte më poshtë.

Ndërsa sa i takon listës së Partisë Socialiste, Berisha u shpreh se kryeministri Rama vuri në “vijën e zjarrit” të gjithë ata socialistë, që sipas tij, do të ishin rrezik për kryetarin e PS pas humbjes së zgjedhjeve.

“Do doja të isha pak më mbrapa, kanë bërë atë renditje, por edhe po të isha më poshtë, nuk do të kisha asnjë keqardhje. Jo në formën që ka përdorur Rama, se ajo që ka përdorur z.Rama është thikë pas shpine. Mendoni ju se Xhafaj do mund të hyjë në Parlament në pozicionin e 23?

Unë e konsideroj veten njërin prej deputetëve të PD, që garon për t’u futur në Parlament. Ata e dinë se partia i vuri në këto pozicione për t’i eliminuar dhe janë të eliminuar. Lista e PS ka tre veçanti, e para është avancimi në pozicionet më të sigurta të krimit, drogës dhe korrupsionit, së dyti eliminimi i socialistëve që pas humbjes së zgjedhjeve janë rrezik i vërtetë për kryetarin e PS, dhe së treti vendosja në ballë të zonjave, nuk di kryeministër në botë që të hapë fushatën siç bëri ai dje ndaj z.Grida Duma.

Ka zgjedhur dhe ca elementë të tjerë, që nuk do të votojnë kundër tij për largimin e tij si kryetar i PS. Mjeken e solli vetëm për të bindur socialistët se Covid-i ishte një sukses, në një kohë kur Covid-i ishte drama më e madhe e një vendi sot në Shqipëri”, tha Berisha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!