MENU
klinika

"Nuk ke shans të na trembësh"

Basha mbërrin në zyrën e FRD-së, gris shkresën e bashkisë për të liruar zyrat

12.03.2021 - 16:00

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbërritur pak minuta më parë te zyrat e FRD-së në Tiranë.

Pasi ka përfunduar turin elektoral në Durrës, Basha është rikthyer menjëherë në ambientet e partisë tashmë në koalicion me PD-në, pas incidentit mes Policisë Bashkiake që kërkon lirimin e ambienteve.

Basha ju drejtua kryeministrit Edi Rama se nuk ka shans që të frikësojë opozitën, dhe se tashmë është e qartë fitorja ndërkohë që humbësi bëhet i rrezikshëm.

‘Duket qartë se fitorja po vjen, humbësi bëhet i rrezikshëm ditët e fundit. Është ajo që populli shqiptar e njeh dhe thotë ‘ruaju bishës së plagosur’. Nuk ke shans ta trembësh apo ta frikësosh opozitën, që ka marrë përsipër ndryshimin. 25 prilli është ndryshmi i vërtetë dhe këtë e di edhe Edi Rama. Nga ngjarja e sotme është një seri ngjarjesh që tregojnë një gjë, ka humbur mendjen dhe ka dalë nga fiqirI nga frika e humbjes. Me një letër bakalli me atë të cilës mendojnë se mund të ushtrojnë presion. (Gris letrën e bashkis për të liruar zyrat). E kanë vuajtur dhunën e shtetit mijëra qytetarë nga banditët e qeverisë. Dhunë e kanë ndjerë mijëra familje’- tha Basha.