MENU
klinika

Serie A, Java 27

Lazio, tri pikë me vuajtje ndaj vendit të fundit

12.03.2021 - 17:01

Lazio vuan jo pak në shtëpi përballë Crotones, por në fund ia del. Është Felipe Caicedo i zakonshëm që nderon Lazion në minutat e fundit, ashtu si çdo herë. Skuadra e Inzaghit fiton 3-2 duke vuajtur jashtë mase ndaj ekipit të vendit të fundit, Crotone, që në Romë ka shënuar dy gola dhe madje ka qenë e rrezikshme deri në fund.

Bardhekaltërit e nisën mirë dhe shënuan me Milinkovic Savic por Simy barazoi gjithçka. Luis Alberto i dha avantazhin sërish në fund të pjesës së parë, por penalltia e shkaktuar nga Fares i dha mundësi kalabrezëve të barazonin me Simy sërish me penallti.

Në fund, Caicedo gjeti golin duke stopuar një top në zonë pas goditjes së Escalante dhe dërguar në rrjetë. Lazio nuk dorëohet për një vend në Champions League, edhe pse do të jetë tepër e vështirë.