MENU
klinika

Të dhënat e 24 orëve të fundit

Mijëra testime dhe qindra raste të reja, Ministria nxjerr shifrat: Kanë humbur jetën shumë persona

12.03.2021 - 18:14

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat e fundit sa i takon situatës së koronavirusit në vendin tonë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3340 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 681 persona. Fatkeqësisht kanë ndërruar jetë 16 qytetarë, më i riu 50 vjeç, teksa janë shëruar ditën e fundit 872 persona.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Vijon procesi i vaksinimit antiCOVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit në të gjithë vendin. Gjatë ditës së sotme janë kryer 942 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 23,635 vaksinime për personelin shëndetësor dhe të moshuarit.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3340 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 681 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  303 raste në Tiranë, 40 raste në Shkodër, 28 raste në Durrës dhe Korçë, 25 raste në Vlorë, 24 raste në Librazhd, 19 raste në Mirditë, 18 raste në Kukës, 17 raste në Elbasan, 15 raste në Fier, 12 raste në Pogradec, Berat, Lushnje, 11 raste në Kolonjë, Gjirokastër, 9 raste në Gramsh, Kuçovë, Kurbin, 8 raste në Kamëz, Lezhë, 5 raste në Devoll, Sarandë, 4 raste në Krujë, Tepelenë, Dibër, Peqin, 3 raste në Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Mallakastër, Pukë, Kavajë, 2 raste në Roskovec, Bulqizë, Delvinë, Përmet, Mat, 1 rast në Skrapar, Vorë, Patos, Cërrik, Poliçan, Memaliaj, Has, Rrogozhinë, Tropojë, Divajkë, Fushë- Arrëz, Himarë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 872 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 79,131 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 506 pacientë, 30 në terapi intensive, nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 16 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 8 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Rrogozhina, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Elbasani, të moshave 50-90 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (12 Mars 2021)

Raste të reja ditore       681

Të shëruar në 24 orë     872

Të shtruar në spitale      506

Humbje jete në 24 orë   16

Testime ditore               3340

Testime totale          504,493

Raste pozitive           116,123

Raste të shëruara       79,131

Raste Aktive                34,974

Humbje jete                2018

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë    23432

Fier        2524

Vlorë       1615

Durrës    1647

Shkodër   1314

Gjirokastër 1226

Korçë    878

Elbasan  604

Lezhë      691

Berat       382

Dibër    342

Kukës    319

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!