13.03.2021 - 11:52
Kreu i PD, Lulzim Basha ka takuar qytetarë e biznese në Lezhë teksa shoqërohej nga dhjetëra mbështetës e simpatizantë.
Basha u ka bërë thirrje bizneseve mos dorëzohen, pasi kanë mbetur edhe 40 ditë dhe pas 25 prilli do të vijë ndryshimi.
Për të qytetarët duhet të bëhen bashkë, dhe më 25 prill të fitojë Lezha e Shqipëria.
”Mos u dorëzoni, edhe 40 ditë, do të sjellim një ndryshim për çdo familje. Ndryshim ekonomik për ju sipërmarrje, por dhe familjet. Të gjithë bashkë që të fitoj Lezha, Shqipëria, sipërmarrja.”- tha Basha