MENU
klinika

Loja me kandidatët

Eksperti Kristaq Kume: Teorikisht lista mund të ribëhet nga e para…

13.03.2021 - 15:26

Vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për kthimin e një sërë listash kandidatësh për deputetë edhe të partive kryesore si PS apo PD sepse nuk kishin respektuar përcaktimet ligjore duket se hap përsëri lojën për çështjen e listave të kandidatëve për deputetë.

Me kthimin e listave të kandidatëve për deputetë për korrigjime, eksperti i legjislacionit zgjedhor, Kristaq Kume, mendon se nga ky moment partitë mund të rikonceptojnë listën e përfaqësuesve.

“Teorikisht partia mund ta ribëjë listën nga e para. Sepse lista e kandidatëve nuk ndryshon kur ajo miratohet si e tillë”, tha Kume.

Komisioni ktheu listën e Partisë Socialiste për shkak të mosrespektimit të përcaktimit në listë të kuotës gjinore në qarkun e Elbasanit. Ndërsa Partia Demokratike do të duhet të rregullojë numrin e kandidatëve, që sipas komisionerit shtetëror, duhet të jetë 153 e jo më shumë. Por këtë konstatim të fundit Kristaq Kume nuk e ndan, teksa e interpreton Kodin Zgjedhor.

“Partitë politike janë të detyruara që në listën e kandidatëve për çdo njësi zgjedhore të kenë minimumi numër të barabartë kandidatësh me numrin e mandateve që ka njësia zgjedhore duke i shtuar dy. Por në çdo rast numri që del pas kësaj mbledhjeje të jetë i plotë pjesëtueshëm me tre. P. sh.: në qarkun e Tiranë, njësia zgjedhore Tiranë që janë 36 mandate, shtuar dy të plotë, pjesëtuar me tre, minimumi duhet të jetë 39 mandate. Edhe njëherë, ligji kërkon që të respektohet patjetër minimumi, por nuk e kufizon, pastaj mund të kesh edhe shumë se 39”.

Për të forcuar opinionin e tij dhe për të kundërshtuar idenë se mjafton që numri i kandidatëve duhet të pjesëtohet me tri, lista pranohet, Kristaq Kume merr si shembull konkret qarkun e Kukësit, i cili prodhon tri mandate.

“Po le të marrim një rast hipotetik, se të tri mandatet i fiton partia që bën maxhorancë, shkon në 71 vota në Kuvend dhe formon qeverinë. Për një arsye ose për një tjetër këta tre deputetë nuk do të jenë më të tillë, çfarë bëhet? Nuk do të krijohet më maxhoranca për të formuar qeverinë, pra kalohet në zgjedhje të parakohshme, vetëm për hir dhe si rezultat i faktit që është fiksuar tre për tre”, thotë Kume.

Partitë e koalicionet zgjedhore kanë afat deri më datën 16 mars të bëjnë saktësimet e nevojshme. Por sipas KQZ-së, në listën shumemërore që kanë depozituar partitë politike ka më shumë kandidatë sesa lejohet. KQZ-ja sqaroi numrin e kandidatëve që mund të paraqiten për çdo qark.

“Për çdo qark numri i kandidatëve që partia ose koalicioni duhet të paraqesë në KQZ është si vijon: Berat 9, Dibër 6, Durrës 15, Elbasan 15, Gjirokastër 6, Fier 18, Korçë 12, Kukës 3, Lezhë 9, Shkodër 12, Tiranë 36, Vlorë 12. Totali 153 është numri kandidatëve për deputetë që duhet të paraqesë në KQZ një parti ose një koalicion”, sqaroi dje Celibashi.

Ndërkohë, më datën 8 mars në limitet e afatit të rregullt Partia Socialiste ka regjistruar 156 emra nga 153 që lejohen sipas ligjit. Ndërkohë, Partia Demokratike dhe koalicioni “Aleanca për Ndryshim” depozituan të hënën në KQZ 213 emra për 12 qarqet. Pas verifikimeve të para Komisioneri u kërkoi partive politike që të plotësojnë dokumentacionin dhe të korrigjojnë listën, të sjellin aq sa parashikon ligji.

LOJA QË RIHAPET

Nuk dihet nëse veprimi i të dyja forcave kryesore politike ka qenë i përllogaritur, por kthimi i listave për korrigjim u jep mundësi subjekteve që të bëjnë çfarëdo ndryshimesh në listë. Kjo do të thotë se asnjë nga emrat që ishin në listën e ditës së hënë që çuan partitë politike në KQZ nuk është i sigurt, nëse do të jetë deri në fund në listë, apo do të jetë në atë renditje.

Gazeta ”Panorama.al” u konsultua me ekspertë të zgjedhjeve dhe ata konstatuan se partitë politike mund të fusin emra të rinj dhe të heqin emrat ekzistues në listë. Po ashtu, ata mund të bëjnë renditjen në listë të kandidatëve nga e para.

Për të vendosur për të gjitha këto, PS, PD dhe 4 subjektet e tjera zgjedhore do të kenë afat deri në ditën e hënë. Ndryshimet në Kodin Zgjedhor të miratuara me konsensusin e të dyja palëve në qershorin e kaluar sanksionuan që numri i kandidatëve në listën shumemërore të mos jetë më i vogël se 140 deputetë, por në çdo rast të jetë i plotpjestuar me numrin 3. Sipas këtyre përllogaritjeve të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, numri maksimal i kandidatëve që lejohen në listën shumemërore është 153, ndërsa numri minimal është 140 kandidatë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Nëse nuk ndërhyjmë të gjithë do vuajmë..."

Pas takimit me Presidentin, Kristaq Kume tregon hapin e radhës së Metës


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!