MENU
klinika

Pazaret dhe marrëveshjet sekrete

Vendet e BE “luftë” për vaksinat

14.03.2021 - 12:55

Bashkimi Europian gjendet në një “luftë civile” për shpërndarjen e vaksinave, pasi vendet anëtare duket se e kanë harruar solidaritetin duke akuzuar njëra-tjetrën për marrëveshje sekrete në kurriz të BE-së.

Për më tepër, gjithnjë e më shumë udhëheqës të BE po fajësojnë Komisionin për gjithcka që ka shkuar keq me vaksinat: vonesa në negociata me kompaninë farmaceutike, vonesa në aprovimin e vaksinave si dhe uljen e dërgesave të planifikuara

Përveç kësaj, udhëheqësit e pesë vendeve anëtare tani po bëjnë thirrje për një takim urgjent të Këshillit Europian, për të folur për padrejtësitë” dhe “marrëveshjet e fshehta” midis shteteve dhe kompanive farmaceutike.

Këto vende janë Austria, Republika Çeke, Sllovenia, Bullgaria dhe Letonia, të cilat argumentojnë se shpërndarja midis vendeve nuk është e drejtë.

Më konkretisht, Kancelari austriak Sebastian Kurtz foli për “pazare të fshehta” duke thënë se disa  vende europiane mund të kenë nënshkruar “kontrata sekrete” bilaterale me kompani farmaceutike, përveç marrëveshjes se arritur nga Komisioni.

Në fakt, ai shtoi se vende të tilla si Danimarka dhe Holanda kanë marrë doza shumë më të larta për frymë sesa Bullgaria ose Kroacia, gjë që u mohua nga Komisioni.

Debat erdhën pas njoftimit se kompania farmaceutike AstraZeneca se do të ulë sërish dërgesat e vaksinave të saj për Covid-19 në Bashkimin Europian. Grupi Britanik-Suedez përmendi tha se kjo erdhi për shkak të “kufizimeve të eksportit” për vaksinat e bëra jashtë BE dhe e bëri të qartë se ai do të ishte në gjendje të jepte vetëm 100 milion doza në gjysmën e parë të vitit, deri në fund të qershorit.

Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen reagoi ashpër javën e kaluar, duke thënë se ajo nuk e pranonte më rolin e “kokës së dashit” për vonesat e vaksinimit dhe fajësoi AstraZeneca për dështimin për të respektuar marrëveshjen e saj të shpërndarjes në tremujorin e parë.

Vonesat e vaksinimit

Sipas Politico, megjithatë, jo të gjitha përgjegjësitë bien mbi Komisionin. Edhe vetë Shtetet Anëtare, janë përgjegjëse për vonesat në vaksinimin e qytetarëve të tyre. Ka një përqindje të lartë të vaksinave, të cilat shtetet i mbajnë në frigoriferë dhe nuk ua japin qytetarëve. Arsyeja e parë për këtë janë dërgesat e kufizuara nga kompanitë farmaceutike në dërgesat e tyre dhe duhet të ketë stok në frigoriferë në mënyrë që të sigurohen dozat e dyta. Sidoqoftë, disa vende nuk i përdorin as dozat që morën me kohë.

Të dhënat e cituara nga “Politico.Eu” tregojnë se përqindja e dozave të marra nga vendet është shumë larg nga përqindja e dhënë për qytetarët.

Në Belgjikë, Republikën Çeke, Francë, Itali dhe Slloveni, për shembull, është dhënë më pak se një në katër doza të vaksinës AstraZeneca. Nëse do të ishte përdorur gjysma e sasisë së dorëzuar do të justifikonte që vendet të mbanin këstin e dytë për ata që kishin bërë të parën, por ata nuk kanë përdorur as një të tretën e sasisë së marrë nga kjo kompani.

Ndërsa,  vaksina Pfizer / BioNTech, nga e cila vendet e BE-së kanë marrë më shumë doza, përdoret shumë më gjerësisht.

Sa doza janë përdorur

Sipas hulumtimit të Politico, 91.9% e dozave të vaksinës Pfizer / BioNTech dhe 63.8% e vaksinës AstraZeneca janë përdorur në Greqi. Shifrat janë të ngjashme në shumë vende të BE-së. Për momentin të gjitha vendet anëtare do të preferonin më shumë vaksina nga Pfizer dhe Moderna, por në mungesë të tyre duket se janë drejtuar nga Lindja.

Vaksinat ruse dhe kineze mbushin “boshllëkun”

Udhëheqësit në Republikën Çeke dhe Sllovaki po bëjnë presion për përdorimin e vaksinës Sputnik V të Rusisë, pavarësisht se nuk është miratuar nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA). Të dy shtetet kanë luftuar për të frenuar infeksionet e SARS-CoV-2 në muajt e fundit dhe, që nga 4 Mars 2021, kishin disa nga nivelet më të larta të vdekshmërisë nga COVID-19 dhe ritmit të infeksioneve SARS-CoV-2 në botë.

Ministrat dhe profesionistët e kujdesit shëndetësor kanë qenë të etur të kryejnë fushatën e vaksinimit sa më shpejt të jetë e mundur, për të lehtësuar presionin mbi spitalet dhe stafet mjekësore, të cilët thonë se sistemi i kujdesit shëndetësor është pranë kolapsit. Sidoqoftë, edhe pse fushatat e vaksinimit në të dy vendet filluan në fund të dhjetorit, vetëm 4,3% e popullsisë Çeke dhe 5,8% në Sllovaki ishin vaksinuar deri në 1 mars.

Më 1 mars, Sllovakia mori 200 000 doza të vaksinës Sputnik V si pjesë e një porosie prej 2 milion dozash. Matoviç njoftoi se këto doza mund të përdoren si pjesë e programit të vaksinimit të vendit brenda pak javësh, dhe ministria e Shëndetësisë lëshoi një udhëzim të veçantë për përdorimin e saj. Sipas rregullave të EMA, organet rregullatore kombëtare mund të japin licenca vaksinash për përdorim emergjent. Por në 8 Mars, Christa Virthumer-Hoche, kryetare e Bordit Drejtues të EMA, u kërkoi anëtarëve të BE të përmbahen nga dhënia e miratimeve kombëtare për Sputnik V, ndërsa agjencia shqyrton sigurinë dhe efektivitetin e saj. Hungaria, një shtet tjetër i BE, tashmë ka filluar përdorimin e vaksinave Sputnik V dhe vaksinave kineze të Sinopharm.

Presidenti polak Andrzej Duda nga ana tjetër ngriti telefonin për të kërkuar doza vaksinash homologut të tij kinez Xi Jinping ndërohë që Kryeministri hungarez Viktor Orbán u dha vaksinave të Kinës mbështetjen më të madhe ndër shtetet e BE-së, duke bërë një të tillë edhe vetë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!