MENU
klinika

Serie A, Java 27

Lukaku-Martinez, Inter nuk ndalet as në Torino

14.03.2021 - 17:00

Inter vijon me ecurinë fantastike në Serie A, duke fituar edhe në transfertë me Torinon 1-2. Një sukses që mban zikaltrit në krye, madje duke u shkëputur provizotisht edhe më shumë.

Skuadra e Contes (i dënuar në tribunë) nuk njeh kundërshtar. U deshën 61 minut që Inter të gjejë golin e avantazhit në fushën e Torinos dhe kalon përpara me penalltinë e realizuar nga Lukaku. Izzo gabon në ndërhyrje ndaj Lautaro Martinez dhe futet me vonesë, aq sa për arbitrin Valeri ska asnjë dyshim për të akorduar 11-të metërsh.

Por, Sanabria arrin të barazojë disa minuta më pas me anë të një goditje këndi dhe rrëmuje brenda zonës së rreptësisë, ku Handanovic priti goditjen e Zaza, por topi mbeti aty.

Pesë minuta nga fundi, Lautaro Martinez fluturoi te një krosim i ardhur nga Hakimi dhe me kokë gjeti devijimin perfekt duke mposhtur Sirigu dhe duke i dhënë Interit toren e tetë radhazi në kampionat dhe duke mbajtur larg ndjekësit.

Në ndeshjen tjetër të orës 15:00, Roma humb në Parma 2-0, duke humbur edhe vendin e katërt në renditje, që e merr Atalanta, e cila fitoi ndeshjen e vet të premten në mbrëmje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN