MENU
klinika

Roli i trajnerit

10 rregullat e Contes, ja pse Inter kryeson

14.03.2021 - 17:58

Tetë fitore radhazi për Interin në Serie A dhe tashmë shkëputet edhe më shumë në krye. Trajner ndodhej në tribunë, pasi ishte i dënuar sot në ndeshjen ndaj Torinos, por kjo nuk ka ndikuar në suksesin e skuadrës.

Ekipi i Antonio Contes po bën mjaft mirë dhe janë drejt rikthimit te suksesit pas 11 vitesh. Natyrisht, merita kanë të gjithë, por shpesh roli i trajnerit është vendimtar.

Çdo sukses ka edhe një sekret të vetin. Si duket Conte ka gjetur çelsin e suksesit të këtij ekipi duke listuar 10 prej tyre, ku nuk mungojnë dietat dhe seksi. Ja lista me 10 këshillat e Kontes drejt suksesit.

1.Fitohet me fakte dhe me grupin, pa deklarata.

2.Senatorët duhet të jenë në shërbim të më të rinjve.

3.Kundër Covid, kujdesi edhe në familje.

4.Asnjë stres jashtë fushës, nga seksi te fëmijët.

5.Flemë në shtëpi, por besimi nuk duhet të shpërfillet.

6.Ndalohet të heqësh dorë. Kush e humb topin, ka 5 sekonda për ta fituar përsëri.

7.Ushqim i personalizuar dhe prova e peshores.

8.Asnjë llogari në lidhje me kalendarin, apo ata që rrezikojnë me kartonë.

9.Studimi i kundërshtarit në video.

10.Ndalohet kartoni i kuq: gjobë për ata që e vënë skuadrën në vështirësi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN