MENU
klinika

Serie A, Java 27

CR7 hesht kritikët me 3 gola, arbitri e fali për të kuq

14.03.2021 - 20:00

Cristiano Ronaldo u është përgjigjur kritikave pas eliminimit nga Champions direkt me 3 gola. Juventus fitoi 3-1 në Sardegna ndaj Cagliarit, kur 3 golat i shënoi pikërisht sulmuesi portugez. Bardhezinjtë nuk dorëzohen në luftën për titull.

Pas 10 minutash lojë, CR7 gjatë një goditje nga këndi ka fluturuar më shumë se kushdo dhe ka devijuar në portë topin duke shënuar. Portugezi më pas ka bërë festën e zakonshme, edhe është dukur më nervoz.

Më pas është Chiesa që i ikën Zappa në të majtë dhe kroson drejt shtyllës së afërt. Ronaldo, në një përpjekje për të goditur topin, godet portierin Cragno plotësisht, madje rrezikon ta dëmtojë atë keq. Dhe portieri mbetet në tokë. Por vetëm karton i verdhë, arbitri e fal.

Ronaldo dyfishon në 25’. Portugezi është penguar nga portieri Crango. Për arbitrin Calvarese nuk ka dyshim dhe penallti. Nga pika e bardhë CR7 nuk gabon dhe realizon golin e dytë personal brenda pak minutash për Juventusin.

Shtatë minuta më pas, Cristiano shënon edhe golin e tretë. Pas golit të tretë ka shkuar pranë kameras dhe ka vendosur gishtin te veshi si duke thënë “çfarë thatë për mua?”. Pjesa e parë mbyllet mbyllet 0-3.

Në të dytën, vendasit ngushtuan diferencën në 61’ me Simeone, por pa qenë në gjendje të bëjnë më shumë. Juventus mbetet 10 pikë larg kreut në vendin e tretë, por ende ka ndeshjen me Napolin në shtëpi për të luajtur.

Me 3 golat e sotëm, Cristiano Ronaldo tani ka shënuar në të 18 stadiumet në të cilat ai ka luajtur në Serie A. Kjo ishte tripleta më e shpejtë në karrierën e tij: tre gola në 32 minutat e para, vetëm kundër Espanyol në shtator 2015 ai doli më mirë, në 20 minuta.

Cristiano Ronaldo tani ka shënuar 87 gola në karrierë në muajin mars, një rekord për të, në një muaj të vetëm midis klubit dhe ekipit kombëtar. Është shënuesi më i mirë me 23 gola në Serie A. Vetëm Lewandowski ka bërë më mirë aktualisht në Europë, 32 gola.