MENU
klinika

‘Aty ishin 100 steriotipe të Berishës dhe Metës’

Balla flet me bindje për dhunën në Elbasan: Organizator ishte Basha

15.03.2021 - 16:22

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialite, Taulant Balla, ka folur për dhunën e djeshme në qytetin e Elbasanit, për të cilën tha se ishte një anti-miting i turpshëm i organizuar nga kreu i PD-së Lulzim Basha.

Teksa vizitoi një familje mikpritëese në Elbasan, Balla u shpreh se dje festa ishte e popullit dhe nuk mund të bësh politikë në ditë feste, ndaj dhe PS anuloi çdo aktivitet tjetër politik.

Ai i krahasoi thirrjet kundër qeverisë si steriotipe të Ilir Metë dhe Sali Berishës.

Taulant Balla: Elbasanin e karakterizon gjithmnonë mikpritja, por ajo ë PD ka në plan të organizojë kudo në Shqipëri, se nuk është vetëm Elbasani, por turpi i tyre ishte që organizuan atë anti-miting të turpshëm në kushtet eë një feste. Kur shkon diku për festë unë nuk e di se duhet të shkosh me flamuj të hipur nëpër makina dhe pastaj të flasësh ti në emer të popullit. Festën dje e kishte populli i Elbasanit dhe ne jo pa qëllim anuluam çdo lloj aktiviteti politik PS, sepse dje ishte një festë dhe në festë nuk bëhet politikë. Nja 100 steriotipe të ngjashme me Ilir Metën dhe Sali Berishën filluan thirrjet e karakterit politik dhe të mungesës së theksuar dhe shprehjes kuptimplotë e rrugaçërisë. Unë uroj që demokratët e ndershëm dhe të thjeshtë të Elbasanit të distancohen nga ajo ngjarje. Qytetari: Po dje ca ishte ajo në Elbasan, ne lamë nam. Taulant Balla: Po turp ishte. Otganizator ishte Basha. Ai ishte sepse të mbledhësh njerëz dh ti çosh kundër partisë tjetër, është e papranushme. Bëj takimin tënd, fol ca të duash ti, thirr ça të duash ti. Por tjetri ka të drejtën e vet. Ne për të respektuar kushtet e Covid, unë nuk kisha ftuar as deputetët, isha unë, Rama, Evis Kushi dhe kryetari i bashkisë se aq lejon ligji, s’mund të mbledhim më shumë njerëz. Të tjerët ishin njerëz që ishin pjesë rastësisht të festës. Ndërkohë t’u mbledh 100 veta aty me thirrje banale etj.