MENU
klinika

Në 30 vjetorin e vendosjes së raporteve Shqipëri-SHBA

Xhaçka: Marrëdhënia me SHBA, kyçe për përmbushjen e reformave

16.03.2021 - 11:45

Në 30 vjetorin e vendosjes së raporteve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka është shprehur se partneriteti me Amerikën ka një rëndësi të veçantë në transformimin e vendit.

Xhaçka ndër të tjera ka theksuar se roli i SHBA është shumë i rëndësishëm sidomos në Reformën në Drejtësi me të gjithë kundërshtimet e marra nga fronti reformë.

“Kim e di historinë time. Stërgjyshi im jetoi në amerikë për 30 vjet por u rikthye për të kontribuar për vendin e tij. Unë shkova studiova atje për tu kthyer më pas në Shqipëri si im gjysh për të kontribuar për vendin tim. Kam qenë 10 vjeç kur Shqipërinë evizitoi James Backer. Babai më kishte marrë per ta parë. Për mua për kush e di për sa familje si e imja ishte një moment bashkimi.

Marrëdhënia mes vendeve tona është kaq e fortë sepse ngrihet mbi themelet e lidhjeve njerëzore që jetojnë mes nesh. Është më shumë se aq një marrëdhënie mes dy popujsh që i bashkojnë vlerat dhe fijet e panumërta familjare dhe njerëzore. Faktet e kanë treguar sa jetike ka qenë marrëdhënia me SHBA dhe Shqipërisë. Si do kishte qenë historia e tranzicionisht Shqiptar pa mbështetjen e SHBA.

Në çdo moment SHBA ka qenë aty për ne na ka mbështetur. Shqipëria me shumë probleme dhe sfida sot ka shumë pak gjëra të përbashkëta me Shqipërinë e atëhershme. Reforma në drejtësi do kishte qenë më e vështirë pa këtë mbështjen të SHBA. Mjafton të shohësh qëndrimin e opozitës. Po shihja dokumentet që janë vënë sot dhe njëri ishte marrëveshje. Shqipëria është një vend i sigurt për investime serioze. Kur Yuri të dërgojë një letër në 60 vjetor kjo marrëdhënie do ketë ecur më shumë“,  ka thënë Xhaçka.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Njohja e ndërsjellë e lejeve të drejtimit

Olta Xhaçka nis vizitën zyrtare në Itali


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!