MENU
klinika

Vaksinimi në Elbasan e Gjirokastër/ Mosbesues ndaj AstraZeneca

Një pjesë e mësuesve refuzojnë të vaksinohen

16.03.2021 - 12:28

Në qytetin e Elbasanit nisi sot procesi i vaksinimit të mësuesve, i cili po kryhet në shkollën 9 vjecare “Jorgji Dili”, që është kthyer në qendër vaksinimi. Sipas korespondentit të Panorama në Elbasan, janë kryer vaksinimet e para të arsimtarëve, ndërsa sot mjekët dhe infermierët e do të marrin dozën e dytë të vaksinës kundër koronavirusit.

Ndërsa edhe në Gjirokastër ka nisur procesi i vaksinimit të mësuesve. 83% e mësuesve në Zyrën Arsimore Gjirokastër kanë pranuar t’i nënshtrohen procesit të vaksinimit.

Në shifra janë 250 mësues që do të vaksinohen, nga 360 mësues që janë në total.

Në kategorinë e atyre që nuk kanë pranuar vaksinimin përfshihen ata që e kanë refuzuar vaksinimin për arsye shëndetësore, të tjerë pasi nuk e kanë plotësuar periudhën dymujore post covid, ndërsa një pjesë tjetër janë mosbesues ndaj vaksinës së AstraZeneca.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Syla: Neglizhencës nga Ministria e Shëndetësisë që nuk e dërgoi listën

Pse mjekët e Kosovë nuk po mund të marrin vaksinat nga Shqipëria?

“Pas injektimit, prodhon një proteinë brenda qelizave”

Cilat janë përparësitë dhe të metat e vaksinave kundër COVID-19?


Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin