MENU
klinika

Nuk respektonte kuotat gjinore

KQZ i ktheu listat për 11 qarqe, PD ridepoziton dokumentacionin e kandidimit të deputetëve

16.03.2021 - 16:14

Partia Demokratike e Shqipërisë ka ridepozituar dokumentacionin e kandidimit në KQZ.  KQZ i kishte kthyer dokumentet PD për shkak të kuotave gjinore.

Në listën e kandidatëve për deputetë në Lezhë PD ka shtuar Maksim Kolën dhe është hequr Elida Doda. Në qarkun e Elbasanit, Gjirokastrës, Dibrës dhe të Beratit nuk ka asnjë ndryshim në listën e kandidatëve për deputetë.

Në listën e kandidatëve deputet për Vlorën, është kryer një ndryshim në renditje, Nada Daullja, ka kaluar nga e nënta në renditje ka kaluar e gjashta, ndërkohë që Nadire Meçorapaj. Sakaq Vangjel Anagjosti është shtuar në listën e kandidatëve për PD, dhe është hequr Lorenc Danaj që ishte renditur i 13-ti në listë. Po ashtu Afrovita Dhimojani është ngritur me një pozicion dhe është shtuar Eda Begaj dhe është larguar Ilir Gunabardhi.

  1. Eda Begaj (shtohet dhe largohet Ilir Gunbardhi)
  1. Bujar Leskaj
  2. Ina Zhupa
  3. Fatjon Veizaj
  4. Arber Agalliu
  5. Gëzim Ademaj
  6. Nada Daullja ndryshim renditje, nga e nënta kalon në vend të 6
  7. Jolio Dine
  8. Julian Zoto
  9. Nadire Mecorapaj  (ndryshim renditje, nga e gjashta kalon në vend të 9)
  10. Vangjel Anagjosti shtohet, (hiqet Lorenc Danaj që ishte renditur i 13)
  11. Artird Hoxha
  12. Alta Haluci
  13. Lasko Nasti
  14. Edmond Fetahu
  15. Manjola Nikolla
  16. Hysni Sharro
  17. Afrovita Dhimojani (ngrihet me një pozicion)
  18. Eda Begaj (shtohet dhe largohet Ilir Gunbardhi)

Pak ditë më parë Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi kthimin e listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit, për shkak se janë më shumë emra se sa përcakton Kodi Zgjedhor, si dhe kishte shumë gabime për shkak të kuatave gjinore.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!