17.03.2021 - 11:05
Koronavirusi i ka marrë jetën një tjetër infermiereje. Bëhet fjalë për 59-vjeçaren Nurie Baca 59 vjeçe.
Lajmin e ka bërë të ditur Urdhri i Infermierit, i cili në një reagim në Facebook thotë se “një tjetër infermier u largua nga armata”.
“Me hidhërim njoftojmë ndarjen nga jeta të infermieres nga Lushnja , Zj.Nurie Bace , 59 vjeç, e prekur nga covid-19.
Dashuria për profesionin , shërbimi me profesionalizëm, virtyte që e shoqëruan në cdo çast të punës së saj me pacientet Në emër të Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë iu shprehim ngushëllime të sinqerta familjarëve dhe kolegëve”, thuhet në njoftim.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Çdo ditë e më keq në Kosovë...
Thellohet bilanci i viktimave nga COVID, humb jetën mjeku
Analiza/Prof. Dr. Isuf Kalo
“Pandemia, bluzat e bardha dhe dy shembuj frymëzues”
'Prapaskenat’ e vendimit të komitetit teknik të ekspertëve