MENU
klinika

Pas takimit virtual mes ministrave të shëndetësisë

Izraeli pritet të ndihmojë Kosovën për vaksinat

17.03.2021 - 12:41
Në njoftim thuhet se MJPD e Kosovës në koordimin me ambasadën në Izrael ka organizuar një takim virtual mes Ministrit të Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj dhe Ministrit të Shëndetësisë së Izraelit, Yuli Edelstein.
Kosove Izrael

KOSOVË- Izraeli pritet që të ndihmojë Kosovën me vaksina anti-Covid për qytetarët. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ministria e Jashtme e Kosovës me anë të një njoftimi. Në njoftim thuhet se MJPD e Kosovës në koordimin me ambasadën në Izrael ka organizuar një takim virtual mes Ministrit të Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj dhe Ministrit të Shëndetësisë së Izraelit, Yuli Edelstein.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Izrael, në koordinim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka organizuar një takim virtual mes Ministrit të Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj dhe Ministrit të Shëndetësisë së Izraelit, Yuli Edelstein. Ky takim është organizuar për të diskutuar rreth ndihmës së Izraelit në sigurimin e vaksinave anti-Covid19 për popullin e Kosovës”, thuhet në njoftim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN