MENU
klinika

"Të vazhdojë vaksinimi, nuk paraqitet rrezik për qytetarët!"

Nesër pritet njoftimi përfundimtar për “AstraZenecan”/ OBSH del me deklaratë

17.03.2021 - 17:06

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se vaksina ‘AstraZeneca’ nuk paraqet rrezik për qytetarët dhe rekomandon që vaksinimet të vazhdojnë.

“Komisioni ka vlerësuar me kujdes të dhënat e sigurisë për vaksinën AstraZeneca dhe sapo të përfundojë vlerësimi, Organizata Botërore e Shëndetësisë do të dalë me njoftim zyrtar”, thuhej në deklaratë.

Kujtojmë se përdorimi i kësaj vaksine është pezulluar nga disa vende europiane pas shqetësimeve se mund të shkaktonte mpiksje gjaku.

Vendet që kanë vendosur pezullimin e vaksinës janë: Gjermania, Spanja, Franca, Italia,Portugalia, Austria, Irlanda, Hollanda, Bullgaria, Norvegjia, Qiproja,  Danimarka, Luksemburgu, Estonia, Lituania, Islanda, Slloveni, Suedi dhe Letoni.

Norvegjia njoftoi vdekjen e një mjeku 50-vjeçar, të hënën e kaluar nga hemorragjia cerebrale. Ai u shtrua në spital për rreth një javë pasi mori dozën e vaksinës AstraZeneca. Përkundër këtij mobilizimi të shumë vendeve Agjencia Evropiane e Barnave njoftoi se vaksina ishte e sigurtë.

Përfitimet e vaksinës AstraZeneca janë më të mëdha sesa rreziqet tha Agjencia Evropiane e Barnave, por ia referoi vendimin përfundimtar një paneli ekspertësh, që pritet të bëhet publik nesër.

“Ne u kemi kërkuar ekspertëve të hetojnë nëse ekziston një lidhje midis vaksinave dhe rasteve të trombozës.  Në këtë kontekst, të gjitha rastet vlerësohen një nga një. Ekspertët do të arrijnë në një përfundim të Enjten dhe do të bëjnë një njoftim publik menjëherë pas përfundimit të takimit”, thuhej në njoftim.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!