Shefja e Infektivit, Najada Çomo e ftuar në emisionin ‘’Frontline’’ të Marsela Karapanços në News24 ka deklaruar se është ende herët për relaksim të masave anti-Covid.
Çomo thotë se nëse pyet një doktor që lufton me COVID-19 në spitale, nuk do i pëlqejë ky sugjerim.
Sipas saj, nëse nuk ka ende trend ulës për shtrimet në spitalet COVID, s’mund të flitet ende për relaksim masash.
PYETJA: A duhet të ketë në këtë moment relaksim masash?
NAJADA ÇOMO: Nëse pyet një doktor spitali, a duhen liruar masat, nuk është e pëlqyeshme. Ne shohim pjesën më të rënduar që ekspozohen ndaj virusit. Është herët për të çliruar masat. Nëse do kemi trend ulës, trend të ulur të shtrimeve në spitale atëhere mund të flitet. Por kjo i përket Komitetit të Ekspertëve.
PYETJA: A ju kanë marrë më mendime?
NAJADA ÇOMO: Unë nuk jam më anëtare, nuk shkoj më. Por me kolegët diskutojmë. Edhe më mungon ajo pjesë. Tani kam pasur angazhimet e punës, në frontin e punës për të mjekuar sa më mirë, dhe për të pasur sa më pak humbje jete, por edhe angazhimi politik.
Shefja e Infektivit, deklaroi gjithashtu se vaksina e AstraZeneca nuk ka probleme.
Çomo thotë se s’ka vend për panik, pasi trompoza që dyshohet se shkakton ky prodhim i vaksinës, ndodh në shumë raste të tjera.