MENU
klinika

‘’Rruga drejt 25 prillit’’

Rama prezanton programin për ujin: Në mandatin e tretë garantojmë 24 orë…

18.03.2021 - 10:24

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ditën e sotme ka prezantuar programin elektoral për ujin dhe energjinë.

Rama thotë se në mandatin e tretë, Tiranë, Kamza, Vora bashkë me zonat e urbane të 61 bashkive të vendit do të kenë 24 orë ujë të pijshëm.

Ai garanton se çështja e ujit nuk do të jetë më temë politike, pasi buxheti për ujin do të rritet me 40%, ndihmuar dhe nga qeveria gjermane, zviceriane dhe franceze.

‘’Ishte faktikisht malli që u bë vërtet një mall shumë i kërkuar. Të gjitha qeverive. Premtimi më i përsëritur i forcave politike qysh në fushatat më të para, ka qenë 24 orë ujë.
E kemi premtuar dhe ne, ka vetëm një ndryshim, mes nesh dhe të tjerëve. Është i njëjti ndryshim si kudo. Në çdo drejtim, për çdo gjë gjithmonë. Ne themi atë që bëjmë, dhe punojmë fort pa pushim për të bërë atë që themi.
Kemi 7 vjet, 8 vjet dhe prap ka plot familje ku uji nuk shkon 24 orë. Pse se keni bërë mund të thotë çdo kush. Sepse nga e thëna në të bërë është një det i tërë. Dhe nga e thëna, tek e bëra ujë 24 orë në çdo rubinet, ka qenë një nga detet më të mëdhenj, ndoshta më i madhi kur bëmë detyrën.

Edhe më i dallgëzuar, se ai itërbuar që na ndante mes të shkuarës e të ardhmes në sektorin e energjisë. E mbani mend se çfarë rrumpalle, prej çerek shekulli. Prej ujin gjetëm një 23 strategji kombëtare, dhe 78 dokumente strategjikë. 23 strategji për 23 vjet, nga 90’ deri në 2013. Financuar nga lloj lloj entesh, miliona e miliona, që ishin një tregues shumë kuptimplotë i një fakti, që uji i pijeshëm rrjedh ujë, ishin në mëshirë të fatit.
Sistemi totalisht i korruptuar politikisht. Furnizimi me ujë të pijshëm nuk ishte problem i zgjidhur për gjithë territorin, dhe pjesët e Shqipërisë edhe më parë. Mua më kujohet, kur shkonim për pushime tek gjyshja në Vlorë, duhet ta mbushnim ujine pijshëm tek një çezëm e përbashkët, në Skelë.
Ndërkohë që ai sistem nuk ishte në gjendje të furnizonte me ujë kudo, Shqipëria u përball me një bombë nga zhvendosja e masave, që përfituan me plot të drejtë nga liria e lëvizjes, dhe u grumbulluan në qendrat e mëdha urbane. Duke faktikisht rritur, nevojën për ujë të pijshëm. Ujë të pijshëm nga një sistem i vjetër, i ndërtuar për një numër të vogël konsumatorësh. Për më tepër në një kohë kur biznesi privat nuk ekzistonte. Kjo solli një efekt, dëmtor paralel, me verbërinë, dritëshkurtësisë, paaftësisë qeverisëse. Efektin e sulmit mbi sistem, mbi infrastrukturën, për qindra mijëra lidhje të paligjshme.
E nisëm me konceptimin e një tjetër arkitekture të administrimit të sistemit, me një Agjenci Kombëtare, që faktikisht koordinon nga lart investimet dhe menaxhimin në sistemin me furnizimin me ujë të administrit të mbetjeve. Impiant strategjik investimesh, dhe financim masiv të projekteve që hartohen njëri pas tjetrit, edhe në bashkëpunim me qeverisjen mendore.
Qeveria jonë ka miratuar vetëm , 320 projekte në Këshillin Teknik të Agjencisë. Në dy vitet e fundit janë hapur mbi 200 kantiere për veprat e ujësjellës-kanalizimeve, që do të garantojnë 24 orë ujë brenda këtij viti, në territore, urbane, që e kanë vuajtur,.
Mandati i tretë do t garantojë furnizim me 24 orë ujë në Tiranë, ku është problemi i madh, ku ka pasur nevojë për investime masive. Kur them Tiranë, 24 orë ujë brenda mandatit të tretë, përfshi Kamzën dhe Vorë, enjëjta gjë me Shkodrrën, Durrësin dhe Vlorën. Ku s’ka pasur kurrë 24 orë ujë. Ka përmirësim të ndjeshëm. Përfshi Elbasanin,Kukësin, e krejt vijën turistike nga Saranda në Konispol.
Me rritjen e buxhetit për ujin, me 40%, falë jo vetëm, por edhe me financimin gna qeveria franceze, gjermane e zviceriane, më në fund do të garantojmë 100% ujë të pijshëm 24 orë në 61 bashki. Dhe kjo nuk do të jetë më temë politike. ‘’- tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"128 shtëpi përfundojnë brenda më pak se dy muaj"

Rindërtimi/ Rama inspekton punimet në Fushë-Krujë


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!