MENU
klinika

Tragjedia në Fier

Nëna e dy fëmijëve që u vra nga burri, priste fëmijën e tretë

18.03.2021 - 10:42

Irvana Medinaj, 28 vjeçarja që u qëlluar për vdekje me thikë, mbrëmjen e djeshme në Fier, ishte 6 javëshe shtatzënë dhe priste fëmijën e tretë. Ajo u qëllua 31 herë me thikë nga burri i saj, në kokë dhe trup, derisa gjeti vdekjen.

Tragjedia bëhet edhe më e rëndë sot, sepse familjarët kanë thënë se e reja ishte 6 javëshe shtatzënë. Çifti kishin dhe dy fëmijë të tjerë të mitur, të cilët dyshohet se kanë parë gjithë skenën makabre.

Newsbomb.al siguron fotot e çifti Irvana dhe Demokrat Medinaj. Dyshohet se ky i fundit e kreu krimin pasi vuan nga probleme të shëndetit mendor. Të afërmit e çiftit janë shprehur se ata nuk kishin kurrë konflikte mes tyre.

Burimet kanë bërë me dije se 28-vjeçarja Irvana Medinaj është qëlluar barbarisht me thikë, 31 herë në kokë dhe trup, derisa ka ndërruar jetë.

Familjarët e autorit, i cili tanimë është në arrati, kanë telefonuar 127 dhe kanë kërkuar ndihmë sepse kishin një person të plagosur në shtëpi, duke tentuar të fshihin krimin e bërë nga djali i tyre.

Por, stafi i Spitalit Rajonal të Fierit informoi Policinë, pas dyshimeve se bëhej fjalë për një vrasje dhe jo plagosje. Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, ekspertët kanë konstatuar se nëna e dy fëmijëve ishte vrarë nga bashkëshorti i saj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier