MENU
klinika

NBA

Bucks mposhtin Philadelphian, Nets marrin kreun

18.03.2021 - 13:37

Pas 6 fitoreve radhazi në NBA, mposhtet ekipi i Philadelphias dhe humbet edhe kreun në Konferencën e Lindjes. Milëaukee Bucks fitoi 109-105 pas kohës shtesë, në një përballje mes dy prej skuadrave më të mira në Lindje. Ndeshje e ekuilibruar, ku të dy ekipet e kërkuan fitoren.

Të gjithë titullarët e Bucks realizuan mbi 10 pikë, me Giannis Antetokounmpo që bëri diferencën me 32 pikë e 15 rebound. Te Philadelphia 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë, por mungoi lojtari lider.

Jashtë fushe fitoi skuadra e Brooklyn Nets, që mposhti 124-115 Indianan, duke marrë kështu kreun e renditjes në Lindje. Ndeshje magjike e James Harden, që realizoi një “triple double” me 40 pikë, 10 rebound e 15 asist.

Në Perëndim fitoi edhe ekipi i Golden State, që mposhti 108-94 Houston Rockets falë 23 pikëve të Jordan Poole, që e nisi ndeshjen nga stoli. Vetëm 18 pikë për Curry, që nuk ishte në formën më të mirë. Warriors futen në zonën play-off për momentin.

Po në këtë konferencë humb skuadra e Los Angeles Clippers, që u mposht nga Dallas Mavericks 105-89, ku Luka Doncic bëri diferencën me plot 42 pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN