MENU
klinika

"Kulmi i mandatit tim ishte kur Presidenti Bush erdhi në Shqipëri”

Mesazhi i ish-ambasadores amerikane: Dukej sikur e gjithë Tirana…

18.03.2021 - 12:46

Në 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një përshëndetje ka ardhur edhe nga ish-ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Marcie Ries, e cila ka shërbyer nga 2004-2007.

Në mesazhin e saj, ish-diplomatja vlerëson punën që është bërë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Ndërsa kujton se kulmi i mandatit të saj ishte vizita e Presidentit Bush në Shqipëri.

Pritja e ngrohtë që iu bë Presidentit amerikan, thotë Ries, dukej sikur Tirana kishte dalë në shesh për një festë të madhe.

“Kulmi i mandatit tim ishte vizita e Presidentit Xhorxh Bush në Shqipëri në 10 qershor 2007, vizita e parë e një Presidenti amerikan në Shqipëri. Pritja e ngrohtë që iu bë Presidentit tonë ishte e mahnitshme. Dukej sikur e gjithë Tirana kishte dalë në rrugë për një festë të madhe! Flamujt vareshin gjithandej, njerëzit kishin vënë kapele me vija dhe yje, kishin dalë në dritare, përshëndesnin me duar dhe buzëqeshnin”, thotë ndër të tjera Marcie Ries.

STATUSI NGA AMBASADA AMERIKANE

| “Kulmi i mandatit tim ishte vizita e Presidentit Xhorxh Bush në Shqipëri në 10 qershor 2007, vizita e parë e një Presidenti amerikan në Shqipëri. Pritja e ngrohtë që iu bë Presidentit tonë ishte e mahnitshme. Dukej sikur e gjithë Tirana kishte dalë në rrugë për një festë të madhe! Flamujt vareshin gjithandej, njerëzit kishin vënë kapele me vija dhe yje, kishin dalë në dritare, përshëndesnin me duar dhe buzëqeshnin”. Kështu e kujton Ambasadorja Marcie B. Ries vizitën e Presidentit George Ë. Bush në Shqipëri. Përgjatë kësaj jave, ne festojmë 30 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë duke postuar mesazhet e ish-Ambasadorëve të Shteteve të Bashkuara për popullin shqiptar. Marcie B. Ries, e cila i paraqiti letrat kredenciale qeverisë së Shqipërisë në 30 tetor 2004, ishte Ambasadorja e gjashtë e SHBA në Shqipëri. Shihni mesazhin e saj.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Në 30 vjetorin e vendosjes së raporteve Shqipëri-SHBA

Xhaçka: Marrëdhënia me SHBA, kyçe për përmbushjen e reformave


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!