19.03.2021 - 11:14
Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka dhënë sot pretencën për Adriatik Llallën, ku kërkon 2 vite burg për ish-kryeprokurorin, raporton News24. Duke qenë se Prokuroria ka pranuar gjykimin e shkurtuar, për këtë arsye ish-kryeprokurorit Llalla nëse dënohet, i mbeten për të shlyer 1.4 vite burg.
SPAK gjithashtu ka kërkuar edhe dhe 5 vite përjashtim nga Shërbimi Publik për Llallën, ky i fundit si dënim plotësues. Adriatik Llalla akuzohet për deklarim të rremë të pasurisë. Në seancën e sotme, ai nuk ka qenë i pranishëm, por është përfaqësuar nga avokati i tij, Sokol Hazizaj.
Seanca e radhës është caktuar për më 2 prill.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
"Hetohet për shpërdorim detyrë, dhe..."
Adriatik Llalla/ Krimet e Rënda i japin tre muaj afat prokurorisë
Ja lista e pasurive që SPAK ka vendosur për sekuestrim
Adriatik Llalla zyrtarisht i pandehur
Mentor Nazarko