MENU
klinika

“Nuk do të shikoni më policë në rrugë!”

Edi Rama: Ja si do të ndryshojë sistemi i monitorimit të trafikut

19.03.2021 - 11:42

Duke folur mbi shërbimet për qytetarët dhe bizneset, kryeministri Edi Rama tha se me sistemin e monitorimit të trafikut nuk do të ketë më policë në rrugë.

Kreu i qeverisë tha se gjithçka do të jetë online dhe policët do të jenë në rrugë vetëm në rast krimi apo aksidenti.

“Për të ardhur të gjobat, dhe komisionet, ankesat dhe radha është drejt fundit, po merr fund. Dhe një sistem që ka filluar dhe do kompletohet në mandatin e tretë, dhe s’ke më lidhje, gjithçka është online. Dhe jo vetëm për punonjësit e policisë por edhe për çdo qytetar me timon gjithçka do jetë online. Punonjësi i policisë kontrollon në kohë reale statusin e targës, lejes së drejtimit, verifikon nëse ka masa të tjera, taksa të palikujduara e me radhë. Sot që flasim 50 mijë që kanë pasur pretendime për masat adiministrative, qytetarët kanë ndjekur ankimimit online.

Me sistemin e monitorimit të trafikut nuk do të shikoni më policë në rrugë. Policia do të vijë vetëm për shkak të një aksidenti, apo të një krimi, por nuk do jetë më aty duke pritur e duke përcjellë, duke ndaluar e duke lëshuar. Gjithçka do të jetë online. Sot shërbimet e transportit janë një faqe krejt e re, por ende nuk ka përfunduar. Procesi i brendshëm është automatizuar”, tha kryeministri Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“E ndesh shpesh pakënaqësinë tuaj, mungesën e optimizmit”

Rama: Ryshfeti patjetër që ekziston. Ju kërkoni më shumë, por harroni…


Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”