MENU
klinika

NBA

Katër fitore radhazi për Lakers, Jazz bien sërish

19.03.2021 - 12:12

Bëhet interesante gara për kreun në Konferencën e Perëndimit në NBA. Fitorja e 4-t radhazi në kampionat për ekipin e Los Angeles Lakers, që mundi 116-105 Charlotte Hornets. Fitore që ngjit kalifornianët në vendin e dytë në renditje në Perëndim. Tjetër ndeshje e mirë e LeBron James, autor i 37 pikëve.

Zhgënjen skuadra e Utah Jazz, që u mund 131-122 nga Washington Wizards, por vazhdon të ruajë kreun në Perëndim. Mitchell realizoi 42 pikë e Ingles 34, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen. Në kahun tjetër, Beal realizoi 43 pikë e Westbrook një “triple double”, 35 pikë, 15 rebound e 13 asiste.

Në ndeshjet e tjera të luajtura sot, Atlanta Hawks mposhti 116-93 Oklahoma City Thunder, ndeshje e dominuar nga vendasit, ku u dalluan Young e Bogdanovic, me nga 23 pikë secili. Fitoi edhe Portland Blazers, që mundi 101-93 New Orleans Pelicans. U dallua Lillard, autor i 36 pikëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN