Komiteti Teknik i Ekspertëve vendos që grumbullimet të ndalohen deri më datë 25 mars 2021.
Ky vendim vjen pas “ultimatumit” të Gjykatës Kushtetuese, e cila kërkoi që togfjalëshi i përdorur në vendimin e Komitetit, që grumbullimet do të zgjasin “deri në një urdhër të dytë”, të zëvendësohet me një datë konkrete.
Sot, Komiteti ka vendosur që grumbullimet të ndalohen deri më datë 25 mars 2021.
“Në urdhrin nr.633, datë 17.11.2020, “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”, bëhet ndryshimi si vijon:1. Në pikën 1 të urdhrit,togfjalëshi “deri në një urdhër të dytë” zëvendësohet me togfjalëshin“deri në datën 25.3.2021”, thuhet në vendimin e botuar në Fletoren Zyrtare.