MENU
klinika

Analiza

Populizmi i vaksinave, është një lojë që Evropa nuk ka luksin ta humbasë

19.03.2021 - 17:54

Lionel Lauren, Bloomberg

Fushata e vaksinimit në kontinent është në kaos, duke dështuar në shmangien e një valë të re të infeksioneve me Covid-19, që mbingarkon spitalet dhe që shkakton zgjatjen e masave të bllokimit dhe qëndrimit në shtëpi të qytetarëve.

Numri i dozave mesatare që Bashkimi Evropian ka shpërndarë për 100 njerëz është vetëm 11.8, shumë prapa SHBA-së dhe Britanisë së Madhe me përkatësisht 34.1 dhe 40.5 doza për 100 njerëz (edhe pse ka diferenca të theksuara midis 27 anëtarëve anëtare të BE-së).

Pavarësisht 4 vaksinave të aprovuara nga entet rregullatore të BE-së, qeveritë kanë shumë probleme me logjistikën e shpërndarjes së shpejtë të tyre. Përpjekjet për të ndëshkuar prodhuesit e vaksinave për shkak të mungesës së furnizimeve të duhura, edhe pse janë të kuptueshme, po shndërrohen në nervozizëm dhe kërcënime të hapura për të sekuestruar dozat e destinuara për eksport jashtë BE-së.

Kjo qasje agresive është edhe më surrealiste, po të kihet parasysh fakti që disa vende të BE-së e pezulluan këtë javë përdorimin e vaksinës së AstraZeneca, për shkak të frikës nga mpiksja e gjakut. Pra, mbi vaksinat po zhvillohet një luftë nervash, por ato nuk po përdoren vërtet.

Për më tepër, fondi i BE-së për rimëkëmbjen nga kriza që ka shkaktuar pandemia, duket tashmë se është shumë i vonuar. Ndërsa administrata amerikane e Joe Biden, ka nisur të zbatojë një plan shpenzimesh fiskale prej 1.9 trilion dollarësh, reagimi politikisht më i butë i Brukselit do ta lërë eurozonën një vit prapa SHBA-së sa i përket rimëkëmbjes dhe rritjes së ekonomisë në nivelet e para-virusit.

“Unë do të doja ta shihja Evropën të rritej më shpejt”- deklaroi të mërkurën kreu i Rezervës Federale amerikane Jerome Powell.Por ka ende shpresë se disa prej vonesave janë të përkohshme apo të rikuperueshme – perspektiva e furnizimit me vaksina po përmirësohet, dhe bllokimet ndihmojnë në forcimin e përqendrimit.

Ndërkohë, popullariteti i qëndrueshëm i disa udhëheqësve në detyrë të BE-së, u jep atyre hapësirë për të ndërmarrë veprime konkrete,në vend sesa të rrinë dhe të shqetësohen mbi gogolin tradicional të populizmit euroskeptik.

Në Holandë, Mark Rutte është vendosur të bëhet kryeministri më jetëgjatë në historinë e vendit pasi partia e tij e qendrës së djathtë doli e para në zgjedhjet e kësaj jave, duke i zhvendosur euroskeptikët në vendin e tretë.

Edhe pse megjithëse nuk është shumë popullor, presidenti francez Emmanuel Macron, renditet më lart në sondazhe sesa gjatë protestave të Jelekëverdhëve, që u nxitën nga rritja e taksave dhe stili i tij i largët i qeverisjes.

E megjithatë, përzierja e konfuzionit, ngatërrimit dhe drejtimit të gishtit të fajit tek të tjerët, pasqyron një mosfunksionim edhe më të thellë. Ai tregon limitet e stilit të udhëheqjes që dominon sot politikën e BE-së, ku kombinohet respekti për teknokracinë e drejtuar nga ekspertët, me populizmin e personalizuar, të pëlqyeshëm nga turmat.

Embelemë e kësaj ishte fitorja e Macron në vitin 2017:Një ish-bankier i ri, që nuk pozicionohej as si i majtë dhe as si i djathtë, premtoi të sillte qeverinë më kompetente për vendin me ekspertë që nuk ishin pjesë e establishmentit. Kjo qasje jo-ideologjike pati një joshje më të gjerë tek francezët sesa platformat anti-BE, jo vetëm në Francë por edhe gjetkë.

Rutte e përshkroi fitoren e tij në vitin 2017 si një fitore mbi populizmin e “llojit të gabuar”. Dhe sot, rezultati është një krizë në vendimmarrje, e cila është teknokratike dhe populiste – ose “tekno-populiste”, siç e quajnë studiuesit Chris Bickerton dhe Carlo Invernizzi Accetti në librin e tyre të ri –që duket se është në kundërshtim me bërjen e zgjedhjeve të vështira, që kërkohet në një pandemi.

Pezullimi i përdorimit të vaksinës AstraZeneca, dhe pavendosmëria e vazhdueshme në Francë, nëse duhet të imponohet apo jo një bllokim tjetër kombëtar, janë shembujt se si kërkimi teknokratik për një “përgjigje të duhur”bazuar në analiza të bazuara tek provat, mund të përfundojë duke shtuar kostot përmes mosveprimit.

Dëshira e vazhdueshme për të pajtuar pikëpamje të ndryshme, për të shmangur “distancimin sovial e bën shumë të vështirë për të vepruar”, shkruajnë Bickerton dhe Accetti. Fakti që Macron, i portretizuar nga këshilltarët e tij si një ekspert i vetë-mësuar mbi sëmundjet, i personalizon këto vendime duke drejtuar vetë çdo javë“këshillat e mbrojtjes” dhe të menaxhimit të pandemisë, shërben vetëm për t’i kundërshtuar ekspertët aktualë, dhe kërcënon të minojë besimin e publikut.

Ky instikt po depërton tashmë edhe në Bruksel, ku Komisioni Evropian teknokratik, i udhëhequr nga Ursula von der Leyen, po zbulon populizmin e vet të brendshëm të vaksinës. Kërcënimet për të ndaluar eksportet, në rast se prodhuesit nuk përmbushin detyrimet e tyre janë në teori pozitive, duke pasur parasysh domosdoshmërinë morale dhe ligjore të udhëheqësve për të mbrojtur qytetarët (dhe taksapaguesit) e BE-së.

Por duke pasur parasysh zinxhirin e gjatë global të furnizimit me vaksina, dhe vlerësimin e vetë BE-së, do të duhen të paktën 18 muaj që ato të jenë plotësisht autonome në këtë fushë, kërcënime të tilla janë duke shtuar rrezikun sjelljeve të kopjuara në të gjithë botën – dhe për pasojë zgjatjen e mëtejshme të pandemisë.

A ka ndonjë një rrugëdalje nga kjo situatë? Dikush mund të jetë fillimi i vendosjes së synimeve dhe realizimi i tyre. Pse të mos premtoni të arrini të njëjtën normë vaksinimi si SHBA, diçka që duhet të jetë e mundur për tregun më të madh në botë?

Një fushatë e efektshme vaksinimi, nuk do të zgjidhte papritmas të gjitha problemet evropiane, aq më pak debatet e forta mbi planet e shpenzimeve dhe rikthimit të mundshëm të kufijve të deficitit buxhetor. Megjithatë, me Macron që përballet me zgjedhje vitin e ardhshëm, dhe këngën e “mjelmës politike” të Merkelit që po afrohet shpejt, do të ishte

një arritje që të paktën mund të mbështetej premtimi i anës “tekno” të gjërave, në mos po dhe “populizmi”.

Nëse ka një gjë që Evropa teknokratike duhet të jetë në gjendje të bëjë, ajo është veprimi i drejtpërdrejtë i burokracisë efektive. Përndryshe, nuk janë vetëm drejtuesit e kompanive farmaceutik, ato që rrezikojnë të gjenden në pozita delikate. /Përktheu: Alket Goce-abc

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!