19.03.2021 - 20:14
Mjeku i njohur dhe shumë i nderuar Ilir Alimehmeti ka publikuar studimin e fundit të nxjerrë nga studiuesit e Emory University në SHBA.
Ata studiuan aftësinë e neutralizmit të varianteve të reja dhe zbuluan që ai neutralizohet nga gjaku i pacientëve të sëmurë (me Covid), me gjakun e personave që e kanë kaluar infeksionin dhe gjakun e personave të vaksinuar me Moderna dhe Pfizer.
Këto rezultate treguan se të gjitha mostrat neutralizonin variantin e Ëuhanit, variantin D614G (klasik), variantin Britanik, variantin Kalifornian.
Mjeku Alimehmeti thotë se nëse e kemi kaluar nuk duhet të shqetësohemi nga variantet e tjera.