MENU
klinika

Problemet me dekriminalizimin

Celibashi: Nuk është vetëm Tom Doshi, ka indicie edhe për 10-15 të tjerë

19.03.2021 - 20:16

Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka folur rreth problemeve që kanë disa nga kandidatët për deputetë me dekriminalizimin.

Celibashi tha në emisionin “Radar” se përveç Tom Doshit, janë edhe 10-15 kandidatë të tjerë që do të verifikohen, pasi dyshohet se kanë qenë të dënuar më parë.

“Pardje kemi regjistruar listat. Dhe kemi kandidatë zyrtarisht për deputet. Ne jemi në të drejtën për të filluar proces verifikim. Nuk është vetëm Doshi, deri më tani kemi 10-15 raste por kjo do të vazhdojë. Po verifikohen dokumentacioni. Dhe do ja dërgojmë Prokurorisë”, tha Celibashi.

Për sa i përket rastit të Tom Doshit, Celibashi tha se KQz do të bëjë verifikimin e këtij kandidati nëse do të jetë e nevojshme.

“Përse PSD është e renditur e para ka të bëjë me shortin dhe nuk e di pse mund të komentohet. Duket e çuditshme. Procesi i hedhjes së shortit ishte transparent me përfaqësues të të gjitha partive. Është rastësore dhe nuk ka domethënie. Për sa i përket Doshit si kandidat për deputet, e kam thënë se si për këtë dhe për të tjerë nëse do ketë nevojë verifikimi për gjendjen e tyre me ligjin, KQZ do ta bëjë këtë gjë dhe do ta bëjë me një shpejtësi të shtuar”, u shpreh kreu i KQZ.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!