MENU
klinika

Pandeli Majko zbulon çfarë po ndodh brenda selisë rozë

A i mungojnë PS-së figurat e vjetra?

19.03.2021 - 20:17

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, në një intervistë për Euronews Albania komentoi marrëdhëniet brenda Partisë Socialiste, në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Gazetarja Loneta Progni pyeti ministrin nëse PS-së i mungojnë figurat e vjetra politike si ish-deputetja Arta Dade apo Namik Dokle, ndërsa Majko u shpreh se nuk është momenti për të diskutuar për këtë çështje.

“Unë mendoj se tani kjo bisedë apo kjo pyetje ka një kontekst krejt tjetër. Figura të cilat i kanë dhënë historisë së PS padiskutim që vlejnë të diskutohen, por jo aktualisht për një arsye shumë të thjeshtë.

Qëllimi i gjithë komunitetit tonë, familjes sonë të PS është një, jo të diskutojë historinë, por të diskutojë atë që po vjen fitoren e zgjedhjeve të 25 prillit. Në qoftë se ne nuk fitojmë zgjedhjet e 25 prillit, sigurisht do të kemi kohë mjaftueshëm të diskutojmë edhe për historinë politike të PS.”, u shpreh Majko.

Por, pavarësisht se nuk janë në listat e kandidatëve për deputetë, z. Majko thotë se Namik Dokle dhe Arta Dade do të votojnë për Partinë Socialiste.

“Aktualisht të jeni të bindur që dhe Namik Dokle dhe Arta Dade, si dhe të gjithë shokët e kolegët e mi që për shumë arsye nuk janë pjesë e listë së PS do ta votojnë partinë e tyre, sepse njerëzit sidomos ata të veçantët dallohen në ditë të vështira dhe jo në ditë të mira”, tha Majko.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!