20.03.2021 - 10:22
Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini ka deklaruar se pas mjekëve dhe mësuesve, janë policët dhe gazetarët ata që do të vaksinohen me vaksinën anti-Covid.
Deklaratën e bëri për “Klannews”.
Kategoria e parë që nisi të vaksinohet në Shqipëri ishin mantelbardhët ndërsa tani janë mësuesit ata që po marrin vaksinën AstraZeneca, me 38.400 doza që erdhën në aeroport para pak ditëve.
Për këtë të fundit ka pasur dilema, por EMA tha se është e sigurtë dhe efikase.
Kështu, sapo të mbarojë fushata e vaksinimit për mësuesit, do të vazhdojë me gazetarët dhe policët, që janë po ashtu tepër të rrezikuar nga covid-19.