MENU
klinika

Fqinjët tregojn çfarë kishin vënë re: Gruaja herë pas here ishte…

I moshuari mbahet i vdekur për disa ditë në banesë

20.03.2021 - 10:32

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në Vlorë, ku një grua prej disa ditësh mbante në banesë kufomën e bashkëshortit të saj.

Sipas informacioneve të Policisë, kjo ngjarje ka ndodhur në lagjen “1 Maji”, ndërsa Policisë i është dashur të përballet edhe me hezitimin e gruas. Uniformat blu janë detyruar të thyejnë derën e banesës për të hyrë brenda saj, pasi gruaja nuk e ka hapur atë.

Mësohet se kanë qenë banorë të pallatit ata që kanë lajmëruar në Policinë, ndërsa nuk e kishin pikasur të moshuarin 74 vjeç, i cili dilte çdo ditë nga banesa. Menjëherë, në drejtim të banesës së të moshuarve shkon një grup i uniformave blu.

Pasi këta të fundit kanë hyrë në banesë kanë gjetur viktimën, Llazar Prenga, 74 vjeç. Ndërkohë, mësohet se bashkëshortja e tij, Valentina Prenga, dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Për këtë, ajo ka shfaqur edhe shenja agresioni përballë punonjësve të Policisë.

VIKTIMA

Sipas informacioneve të Policisë së Vlorës, viktima dyshohet se kishte dy ditë që mbahej i vdekur në banesë. Nga këqyrja e bërë, Policia theksoi se në trupin e të moshuarit nuk janë vënë re shenja dhune. Ai dyshohet të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Gjithsesi, Policia ka shoqëruar gruan në komisariat, ndërsa pritet edhe ekspertiza e trupit të pajetë të viktimës për të mësuar dhe shkakun e vërtetë të ndarjes nga jeta të tij.

Gruaja dhe viktima jetonin të vetëm në katin e pestë të një pallati të vjetër në lagjen “1 Maji” në qytetin e Vlorës. Një nga banoret e lagjes ka treguar se gruaja e mbante gjithmonë derën e shtëpisë të mbyllur, ndërsa kishte shfaqur shenja agresiviteti herë pas here.

“Pak kohë kemi këtu ne si familje, nuk është se e njoh shumë mirë. Por, ajo nuk e hapte derën fare. Me ne nuk është se ka pasur probleme. Por, agresive ishte ajo, ishte”, është shprehur një nga banoret e pallatit ku ka ndodhur edhe ngjarja.

RASTI NË KOMBINAT

Ngjarja e zbuluar mesditën e djeshme në Vlorë, na riktheu në ngjarjen e tmerrshme të zbuluar një vit më parë në Tiranë, më konkretisht në zonën e Kombinatit.

Kujtojmë që Anisa Josifi, u mbajt për 15 muaj me radhë e vdekur në banesë nga nëna dhe motra e saj, me shpresën se do të ringjallej. Përveç Anisës së ndjerë, e pajetë u gjet edhe nëna e saj, pasi qëndroi e paushqyer për një kohë të gjatë duke shpresuar se do të sillte ringjalljen e vajzës së saj.

Por, gjithçka rezultoi fatale për familjen Josifi. E vetmja që i mbijetoi kësaj ngjarjeje, ishte vajza e madhe e familjes, Blerta. Kjo e fundit u gjet me shenja jete nga forcat zjarrfikëse, ndërsa pas trajtimit në spital, ajo arriti ta merrte veten.

Kjo ngjarje u zbulua nga të afërmit e Anisës dhe Blertës.

Era e keqe që dilte nga banesa e tyre, por edhe mospërgjigjja në telefon, ka bërë që të afërmit dhe fqinjët të njoftojnë Policinë për të zbuluar më shumë për fatin e tri femrave të familjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dyshohet se gruaja e mbante të vdekur

Vlorë/ Gjendet një person i pajetë në banesë


Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier