MENU
klinika

“Fitoi çdo sfidë në Forcat e Armatosura, por humbi betejën me Covid-19”

Ndërron jetë gjenerali i njohur. Mesazh ngushëllimi nga ministri i Mbrojtjes

20.03.2021 - 10:35

Ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 gjenerali Ndriçim Sallaku.

Lajmi i hidhur bëhet me dije nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi që në mesazhin e tij të ngushëllimit shprehet se i ndjeri ishte një ndër bashkëpunëtorët më të spikatur dhe me ndjeshmëri për komunitetin.

“Gjeneral Sallaku fitoi çdo sfidë ku shërbeu në Forcat e Armatosura, por fatkeqësisht humbi betejën me COVID-19”, shkruan Peleshi në mesazhin e tij.

Sjellim në vëmendje që dy vjet më parë, gjenerali brigadës Ndriçim Sallaku mori  detyrën e re si komandant i Komandës Mbështetëse, duke zëvendësuar kolonel Gasper Lalën, i cili e mbajti këtë detyrë për afërsisht 2 vite.

Mesazhi i ngushëllimit nga Peleshi

Nuk kam fjalë për ndarjen e papritur nga jeta të komandantit të Komandës Mbështetëse, gjeneral brigade Ndriçim Sallaku.

Në kaq pak kohë në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, gjeneral Sallaku tregoi se ishte një ndër bashkëpunëtorët më të spikatur, me një sens të jashtëzakonshëm ndjeshmërie për kominitetin, të cilën e tregoi edhe gjatë përmbytjeve të fundit në Nënshkodër dhe Katund të Ri.

Gjeneral Sallaku fitoi çdo sfidë ku shërbeu në Forcat e Armatosura, por fatkeqësisht humbi betejën me COVID-19.

Do të kujtojmë përgjithmonë Gjeneral!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!