MENU
klinika

PËRGJIGJET MJEKU

Si kurohet djegia e syve dhe lotimi?

20.03.2021 - 11:28

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Si kurohet djegia e syve dhe lotimi?

Mjeku: Kruarja, skuqja dhe lotimi i syve janë problematika të përgjithshme, por që hasen shpesh në okulistikë.  Në rastin e sindromës “syri i kuq” është një problematikë që ndodh për shumë shkaqe, por le t’i përmendim me radhë. Një shkak mund të jetë “trikiaziz”, ose e thënë ndryshe kthimi i qerpikëve nga ana e brendshme në drejtim të kundërt. Kjo shkakton gërvishtje të syrit, lotim, djegje dhe turbullim të shikimit. Nëse simptomat vazhdojnë ju këshilloj një vizitë më specifike.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN