MENU
klinika

Rreziku nga Covid

Si pritet të ndryshojnë masat një muaj para zgjedhjeve, deri më 25…

20.03.2021 - 13:10

Deri në datën 25 mars do të vijojnë të jenë të ndaluara grumbullimet me më shumë se 10 persona.

Me anë të një urdhri të posaçëm, pas kërkesës së bërë nga Gjykata Kushtetuese, Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu, ka përcaktuar shtyrjen e masave kufizuese të paktën deri në fund të këtij muaji.

“Në urdhrin nr. 633, datë 17.11.2020 ‘Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura’, bëhet ndryshimi si vijon: Në pikën 1 të urdhrit, togfjalëshi ‘deri në një urdhër të dytë’ zëvendësohet me togfjalëshin ‘deri në datën 25.3.2021′”, thuhet në dokument.

RIVLERËSIMI

Në datën 25 Komiteti Teknik pritet të mblidhet sërish për të rivlerësuar masat, pra nëse do të vijohet me të njëjtat kufizime apo do të ketë ndryshime.

Në mbledhjen e fundit u la të kuptohet se nëse shkalla e infeksionit do të vijonte në rënie, atëherë do të kishte lehtësim.

Por këto lehtësira të paralajmëruara përkojnë edhe me zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Edhe pse shkalla e infeksionit ka pësuar një rënie të lehtë, ajo çka mbetet shqetësuese janë shifrat e larta të fataliteteve, të cilat kulmuan një muaj më parë e vazhdojnë të jenë të larta edhe përgjatë këtij muaji.

MASAT

Por cilat janë kufizimet aktuale?

Në mbledhjen e fundit Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi të mos ndryshojë asgjë në drejtim të planit të masave. Kjo do të thotë që edhe për disa ditë do të vijohet me të njëjtat masa.

Për disa qarqe, mësimi në gjimnaze do të vijojë të kryhet online, ndërsa ora policore fillon pasi akrepat të kenë shënuar 20:00.

Ndalimi i qarkullimit vlen jo vetëm për automjetet, por edhe qytetarët, si edhe baret dhe restorantet, që po ashtu detyrohen të mbyllin aktivitetin pas kësaj ore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!