Është përsëritur episodi i Beogradit në vitin 2014, kur Ballist Morina ndali ndeshjen me një dron, ku ishte lidhur një flamur. Episodi i ngjashëm ndodhi sot në ndeshjen e La Liga-s, Athletic Bilbao-Eibar, me ndryshimin se ndeshja vijoi pas këtij rasti.
Kur ndeshja ishte në minutën e 68-të, teksa rezultati ishte 1-1, gjyqtarit ju desh të ndërpriste lojën për disa minuta pasi një dron ra në fushë më një banderolë të vogël.
Sipas mediave spanjolle në dron shkruhej një mesazh kundër stadiumit të Bilbaos, ”San Mames”, pasi kombëtarja e Spanjës vitin e kaluar kishte kërkuar që të luante një ndeshje për Kampionatin Evropian, por qytetarët vendas kishin kundërshtuar, pasi kanë një kulturë të fortë lokale dhe e cilësojnë veten si populli më i hershëm në Spanjë.
🤯😱 A drone just fell in San Mamés during the #AthleticEibar
‼️ According to @imarkinez, the orange banner that landed next to the drone carried a message against holding the @EURO2020 in Bilbao. 👀 pic.twitter.com/SrpfIriDca
— BeksFCB (@Joshua_Ubeku) March 20, 2021
Gjyqtari e ndërpreu ndeshjen për disa minuta dhe largoi dronin nga fusha e më pas ndeshja vijoi normalisht. Arbitri në këtë rast ishte me fat, sepse në stadium nuk kishte spektatorë.