21.03.2021 - 10:53
Disa qarqe në veri dhe jug të vendit janë përfshirë në këtë fund marsi nga reshje bore.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se reshje bore me intensitet të ulët kanë përfshirë akset Pukë-Fushë Arrëz-Kukës dhe në Dardhë-Voskopojë.
ARRSH thekson se gjatë orëve të natës, por edhe në orët e para të mëngjesit kontraktorët janë në terren për pastrimin dhe kriposjen e rrugës, duke garantuar qarkullimin normal të mjeteve.
Aktualisht nuk ka probleme me qarkullimin në të gjitha akset.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Punimet te ish Dogana-Pallati me Shigjeta