MENU
klinika

Shumë zona të Tiranës pa energji elektrike

OSHEE njofton qytetarët: Po punohet për riparimin e defektit

21.03.2021 - 12:11

Një pjesë e Tiranës ka mbetur këtë të diel pa energji elektrike, për shkak të një defekti në nënstacionin rajonal të OST.

OSHEE njofton të gjithë qytetarët se punonjësit ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defektit dhe rikthimin e energjisë tek të gjithë abonentët.

Njoftimi i OSHEE:

Për shkak të një defekti në NST Rajonal të OST, kanë mbetur pa energji disa fidera 20/kV që furnizojnë me energji zonat:

Rruga “Siri Kodra”, rruga “Bajram Curri”, rruga “Mine Peza”, Rruga “8 Marsi”, rruga “Mehmet Brocaj”, rruga “Ferit Xhajko”, rruga “Gjon Buzuku”, rruga “Ibrahim Buzhiqi”, Rruga “5 Maji”, Medreseja, rruga “Niko Avrami”, Allias, rruga “Halil Beka”, Rruga ” Besa”, “Rruga e Dibres”, Bathore. Grupet e OST e OSHEE janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defektit dhe rikthimin e energjisë tek të gjithë abonentët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN