MENU
klinika

Kujton gjuetinë për “peshqit e mëdhenj” për kundërshtarët e Reformës në Drejtësi

‘Donald Lu rikthehet në Tiranë’

21.03.2021 - 12:50

Pavaresisht se eshte ne Kirgistan, Donald Lu e trazon gjithnje politiken shqiptare dhe sidomos ngre nervat e atyre qe jane kunder reformes ne drejtesi! Duke bere qe ta sulmojne here pas here dhe atje ku eshte ambasador, ne Kirgistanin e larget!

Donald Lu njihet si ambasadori që pati rolin kryesor për të bindur palët për të votuar reformën në drejtësi. Sot ai u shfaq nëpërmjet një mesazhi të ambasadës amerikane për 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve mes SHBA-ve dhe Shqipërisë.

Për këtë ditë shënuar ambasada amerikane ka postuar mesazhet e të gjithë ambasadorëve që qenë në Shqipëri në këtë tranzion të tejzgjatur të demokracisë.

“Gjatë këtyre viteve kaluam shumë kohë duke punuar me reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe gjuetinë për peshqit e mëdhenj”, shprehet ambasadori Lu në postimin e tij në video.

Ai ishte ambasadori në Shqipëri nga 2015-12018, një vit i vështirë pas përplasjeve të forta për reformën në drejtësi dhe betejën antikorrupsion për kapjen e të ashtuquajturve “peshq të mëdhenj”.

“Unë jam bindur që për sa kohë vendet tona ekzistojnë ne do të kemi gjithnjë një lidhje të veçantë mes popujve tonë. Gëzuar 30-vjetorin”, shprehet Lu në fund të mesazhit të tij.

Ambasada Amerikane ndërkohë thekson se “ne po festojmë 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë me këto mesazhe të dërguara nga ish-Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara për popullin shqiptar.

Donald Lu i paraqiti letrat kredenciale qeverisë së Shqipërisë në 13 janar 2015 dhe ishte Ambasadori i nëntë i SHBA në Shqipëri”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN