MENU
klinika

Vetëm 41 vjeç

Covid-19 i merr jetën mësueses nga Rrësheni

22.03.2021 - 09:55

Covid-19 i ka marrë jetën në moshën 41-vjeçare mësueses Manjola Pepkolaj nga Rrësheni.

Pepkolaj prej disa ditësh po luftonte me virusin, por gjendja e saj ditët e fundit ishte përkeqësuar duke humbur kështu jetën.

Lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të arsimtares, e kanë bërë me dije të afërmit me anë të disa postimeve në rrjetet sociale. 41-vjeçarja ishte nëna e një vajze.

“Me hidherim te thelle njoftojme ndarjen e nga jeta sonte te Mesuse Manjola Preng Pepkolaj (Nikolli) ne moshen 41 vjec, e cila nuk e fitoj dot betejen me semundjen e shekullit, duke na lene ne pikellim babain dhe Nenen e saje Prengen dhe Mriken, vellain Andin dhe motren Majlinda, vajzen e saje Livja dhe bashkeshortin Nikolin, kusherinjete, te gjithe njerezit e afert, koleget, nxenesit e saje qe aq shume e deshen .Lamtumire shpirti i Xhaxhit qe me kepute shpirtin. Shpirti yt u prehte ne paqe..!” thuhet në postimin e një të afërmi.