MENU
klinika

Kuvendi i Kosovës voton qeverinë

Albin Kurti kryeministër për të dytën herë, ja sa vota mori…

22.03.2021 - 20:10

Kuvendi i Kosovës miratoi me 67 vota pro dhe 30 vota kundër, ka përbërjen e re të Qeverisë së re, e cila do të udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.

Qeveria Kurti 2 është votuar në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, të thirrur sot menjëherë pas konstituimit të legjislaturës së tetë të Kosovës.

Kuvendi i Kosovës, në seancën e sotme konstituive ka zgjedhur për kryetar të Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufcën, të cilit pas përfundimit të kësaj seance ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ia ka dorëzuar këtë detyrë.

Pasi në cilësinë e U.D. të Presidentit, Konjufca ka dekretuar liderin e LVV, Albin Kurti për mandatar të formimit të qeverisë së re, si kryetar i Kuvendit ka thirrur mbledhjen e Kryesisë, në të cilën është caktuar mbajtja e seancës së jashtëzakonshme për formimin e Qeverisë së Kosovës.

Para se të votohej Qeveria Kurti 2, kryeministri Kuti ka prezantuar në Kuvend programin qeverisës dhe përbërjen e kabinetit qeveritar.

Pas votimit të Qeverisë Kurti 2, janë larguar nga salla e Kuvendit deputetët e PDK-së e LDK-së.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja kush janë funksionarët e rinj të lartë në Prishtinë

Zyrtare/ Kurti prezanton programin dhe ministrat e…