MENU
klinika

Ka mbajtur një konferencë për media

Hoti: Nesër i dorëzoj detyrën e kryeministrit Albin Kurtit

22.03.2021 - 21:04

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka mbajtur sot një konferencë për media. Ai ka thënë se nesër do të dorëzojë zyrtarisht detyrën e tij.

“Nesër do të dorëzojë detyrën sipas protokollit shtetëror. Kryeministrit të ri i kam përgatitur dosjen e plotë me informacionet për punët që janë në proces. Kryeministrit të ri do t’ia dorëzojë informatat e plota për procesin e integrimit europian, për nivelin e zbatimit të MSA-së, për programet IPA që i kemi zhvilluar, për diskutimet që i kemi bërë veç e veç me vendet e Bashkimit Europian në procesin e liberalizimit të vizave”, pohoi ai.

“Do t’i dorëzojë informatat e plota për procesin e dialogut, si është zhvilluar deri më tash, përgatitjet që janë bërë, ekspertët që kanë qenë të angazhuar, dakordimet e miqve tanë ndërkombëtar. Do t’i dorëzoj informatat për marrëveshjen e Uashingtonit. LDK dhe unë nisim një rrugëtim tjetër. Roli jon në mbrojtje dhe zhvillim të shtetit tash do të jetë në opozitë në Kuvendin e Kosovës duke mbikëqyr punën e qeverisë”, -tha Hoti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN