MENU
klinika

“Pamjet e triumfit të jetës”

Rama nxjerr fotot e vogëlushëve: Ja sa familje përfituan bonusin e bebes

23.03.2021 - 07:46

Kryeministri Edi Rama e nis këtë të martë me një mesazh për të gjithë prindërit që kanë përfituar bonusin e bebes.

Teksa publikon në “Facebook” foto të bebeve, të cilat i cilëson si “pamje të triumfit të jetës”, Rama thekson se 77,692 familje që janë gëzuar me fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes për çdo të porsalindur, nga Janari 2019.