MENU
klinika

"Nga AstraZeneca priten edhe…"

Manastirliu tregon se kush do të vaksinohet me “Sputnik V”: Deri tani Shqipëria ka siguruar 90 mijë doza

23.03.2021 - 10:19

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se me vaksinën “Sputnik V”, e cila mbërriti ditën e djeshme do të vaksinohen të moshuarit mbi 80 vjeç.

Ministrja Manastirliu së bashku me kryeministrin Rama panë nga afër procesin në Universitetin Politeknik, ku po vazhdon procesi i vaksinimit për pedagogët.

Ministrja tha se sot është planifikuar që të vaksinohen rreth 200 pedagogë të Universitetit të Tiranës.

“Ka filluar vaksinimi i pedagogë. Sot janë planifikuar në Universiteti i Tiranës 200 pedagogë, për të cilët procesi ka filluar.

Janë vaksinuar mbi 12 mijë arsimtarë, ose 30% e mësuesve kanë marrë dozën e parë të vaksinës Astra Zeneca. Kemi arritur në një numër mbi 48 mijë vaksinime, ndërkohë që procesi vijon.

Dozat që erdhën dje nga Emiratet e Bashkuara Arabe do të vijojmë vaksinimin e të moshuarve, mbi 80 vjec, pra sa më shumë të zgjerojmë fashën e të vaksinuarave në grup mosha duke ndjekur planin e vaksinimit”, tha Manastirliu.

90 MIJE DOZA VAKSINASH

Ndërkohë deri tani Shqipëria ka siguruar 90 mijë doza, ndërsa priten edhe

“Në tërësi bashkë me dozat e ardhura dje kemi 90 mijë doza në total, ndërkohë që presim të na vijnë doza të tjera nga Pfizer në ditët e para të prillit dhe të konkludojmë negociatat që kemi hapur edhe për fillimin e vaksinimit masiv.

Presim nga Covax një sasi të  Astra Zeneca, deri tani kemi një të dhënë për 60-80 mijë doza të Astra Zenecës”, u shpreh Manastirliu