Pas zgjedhjeve parlamentare më 14 shkurt, në Kuvendin e Kosovës me 77 vota pro, 30 kundër dhe asnjë abstenim është formuar qeveria e re, me kryeministër Albin Kurtin.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social TWitter, shkruan se në detyrën e tij të re do të jetë i përulur përpara detyrave dhe se ky është një kapitull i ri për njerëzit e Kosovës
“Të përulur përpara detyrave, ne shënojmë fillimin e një kapitulli të ri për njerëzit në Kosovë. Le të mos pajtohemi dhe le të debatojmë ashpër për të drejtën dhe drejtësinë, por nuk do të dështojmë kurrë të bashkohemi në të mirën e vendit tonë. Puna fillon tani.”, shkruan ai.
Pasi është zgjedhur kryeministër i Kosovës, ai ka shpalosur programin qeverisës duke bërë me dije se prioritet do të jetë pandemia e COVID, ku premtoi se 60% e popullsisë do të vaksinohet brenda 1 viti, ndërkohë që ka bërë publike edhe emrat e ministrave.
Në fjalën e tij në Kuvend, Kurti tha se nga 15 ministra, 8 janë nga Lëvizja Vetëvendosja dhe 1/3 janë gra.
Sipas protokollit shtetëror, ditën e sotme, ish-kryeministri Avdullah Hoti, do t’i dorëzojë detyrën kryeministrit të zgjedhur Albin Kurti.