MENU
klinika

Mbrojtësi i Kombëtares

Hysaj: Ndeshjet e para me rëndësi, ta nisim mbarë

23.03.2021 - 13:59

Edy Reja pohoi se Elseid Hysaj ka bërë paraqitje shumë të mira kohët e fundit. Shkodrani vjen në Kombëtare pas paraqitjeve fantastike në ndeshjet e fundit me fanellën e Napolit. Mbrojtësi shkodran doli ditën e sotme në konferencën për shtyp nga Barcelona, në prag të ndeshjes ndaj Andorrës, ku u shpreh:

FRYMA NË KOMBËTARE – “Të fillojmë me këmbën e mbarë, ndeshjet e para janë më të rëndësishme. Të jemi kompakt si në ndeshjet e fundit dhe të vazhdojmë përpara. Mund ta nisim mbarë me Andorrën. Kemi shumë lojtarë me minutazh të madh dhe formë të mirë. Jemi një grup fantastik, lojtarë si Bajrami mund të na japin një dorë më shumë.

BAJRAMI – Kemi folur sepse kemi luajtur kundër tij, është lojtar shumë i mirë. Është në një skuadër ku ka mundësi të eci përpara. Kualitetet i ka, presion nuk do të ketë, është qytet i vogël dhe i qetë, thjesht duhet të tregojë vlerat.

3 NDESHJE NË 7 DITË – Jemi mësuar, edhe ne po luajmë çdo 3 ditë. U bë 1 vit që po luajmë në këto kushte. Nuk do të jetë problem për asnjë nga lojtarët.

NISJA E RE – Nuk ka ndryshime, jemi i njëjti grup pak a shumë. Kemi biseduar bashkë dhe do të mundohemi të ecim përpara. Treguam që po luanim futboll të mirë, na eci mbarë. Duhet të kemi pak nga fryma e kaluar dhe pak nga e reja me Bajramin dhe të tjerët.

SKEMA – Jemi adaptuar dhe kemi marrë vesh si duhet të lëviznim në fushë. Në fillim ishte rrëmujë dhe nuk po kuptonim lëvizjet. Nuk ka kohë skuadra të stërvitet 100 përqind. Duhet të kemi besim te trajneri dhe ai te ne. E kemi kuptuar skemën dhe jemi duke ecur mirë.

NDESHJA NDAJ ANDORRËS – Është më mirë kur e njeh një kundërshtar. Janë lojtarë që dinë të luajnë futboll. Duhet të jemi të përqendruar dhe ta bëjmë ndeshjen e lehtë për të mos pasur problem.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Nisim eliminatoret me entuziazëm”

Reja: Në Itali janë 11.500 futbollistë shqiptarë