MENU
klinika

Horoskopi, 25 tetor 2018

Dashi

Përdorni energjinë tuaj për të ndihmuar dikë pranë jush të çlirohet nga stresi. Të ardhurat financiare do të rriten, teksa ka gjasa t’ju krijohet një mundësi e re fitimi. Familja dhe miqtë do t’ju zënë pjesën më të madhe të kohës. Ndërsa sa i përket lidhjes romantike, nuk do të jetë dita juaj me fat.

Demi

Bëni kujdes me shëndetin dhe kushtojini më shumë rëndësi. Mos humbisni pas fantazive dhe tregohuni më realistë. Shpenzoni më shumë kohë me miqtë tuaj, pasi do të kaloni momente shumë të këndshme. Mos tregoni idetë dhe planet derisa ato të realizohen.

Binjaket

Nisni meditimin dhe jogën për t’u ndjerë sa më mirë si fizikisht ashtu edhe psikologjikisht. Dikush do të tërheqë vëmendjen tuaj sot, megjithatë sigurohuni mirë para se t’i besoni atij. Tregohuni të vëmendshëm, pasi dikush mund të flirtojë me ju.

Gaforrja

Sjellja juaj do të vlerësohet dhe shumë persona do të të komplimentojnë lidhur me këtë. Do të keni dëshirë të udhëtoni, por nuk është dita e përshtatshme për këtë. Romanca do të udhëheqë zemrën dhe mendjen tuaj sot.

Luani

Kontrolloni peshën trupore duke bërë ushtrime fizike. Gjendja juaj financiare do të përmirësohet, por jo aq sa prisnit. Kushtojini kohën e duhur familjes. Bëjini ata të besojnë se ju vërtet kujdeseni për ta. Në punë do të kaloni një ditë frutdhënëse.

Virgjeresha

Ka gjasa që një projekt shumë i rëndësishëm t’iu bllokohet për shkak të gjendjes jo të duhur financiare. Mund t’ju vijë një letër që do t’ju sjellë një lajm të mirë për të gjithë familjen. Marrëdhënia juaj romantike po shndërrohet në magjike, ndaj shijojeni sa më shumë atë.

Peshorja

Përpjekjet tuaja të mëdha dhe mbështetja e familjarëve do t’ju sjellë rezultatet e duhura. Megjithatë vazhdo të punosh fort për të arritur rezultatet e duhura. Miqtë do t’ju këshillojnë për jetën tuaj personale. Ka gjasa që në punë të përballeni me një konflikt.

Akrepi

Neglizhenca e partnerit/partneres suaj mund të shkatërrojë marrëdhënien. Përpiquni të kujtoni momentet e bukura të lidhjes suaj në mënyrë që të riktheheni bashkë. Përshtatjuni teknikave të reja për të rritur efikasitetin në punë.

Shigjetari

Rritja e papritur e shpenzimeve do t’ju sjellë shqetësime. Shmangni personat që përpiqen të përfitojnë prej jush. Një hapësirë personale është e rëndësishme në jetën tuaj në çift, megjithatë sot do të qëndroni shumë pranë njëri-tjetrit.

Bricjapi

Mund ta gjeni veten në një situatë shumë emocionuese, që do t’ju bëjë të mendoheni gjatë. Përpiquni të gjeni më shumë kohë për disa rregullime në shtëpi, çfarë do të kënaqë edhe anëtarët e familjes suaj. Ka gjasa të nisni një lidhje të re.

Ujori

Sot mund të merrni një vendim shumë të rëndësishëm, çfarë do t’ju tensionojë dhe do t’ju bëjë të ndiheni nervoz. Përpiquni të kontrolloni veten teksa do të përballeni me një situatë të vështirë. Ka gjasa të vlerësoheni me rritje në detyrë.

Peshqit

Përpiquni të mendoni pozitivisht. Mos shpenzoni shumë për t’iu tërhequr vëmendjen të tjerëve. Anëtarët e familjes suaj do të irritohen sot për shkak të veprimeve tuaja. Përpiquni ta zgjidhni sot një problem që iu mundon, pasi nesër do të jetë vonë.